Rama: Grabitësit dhe falsifikatorët s’do ta gëzojnë pronën. Jep edhe 3 raste me gjykatësit

Publikuar tek: politike, më 10:20 29-08-2015 Rama: Grabitësit dhe falsifikatorët s’do ta gëzojnë pronën. Jep edhe 3 raste me gjykatësit Edi Rama në Vlorë

Edi Rama ka folur sot nga Vlora për pronat e grabitura në Shqipëri, nga falsifikatorët. Sipas Ramës ky është një kundërsulm i qeverisë ndaj grabitësve dhe falsifikatorëve. Rama jep edhe tre raste, ku thotë se të përfshirë janë edhe gjykatësit.

“Gjykatës që fshihen pas vendimeve kolegjiale dhe që kanë marrë formë të prerë në këto kushte janë të pandëshkueshme, sepse jam I bundur se reforma në drejtësi do krijojë kushte për të ndarë shapin nga sheqeri kush meriton të mbajë togën e gjykatësit dhe kush nuk meriton, madje meriton shumë më pak nga qytetarët e këtij vendi”, tha Rama. Në Vlorë u nënshkrua për hetimin e rasteve marrëveshja ndër-institucionale mes Prokurorisë-Avokaturës se Shtetit dhe AKKP-së.

Ndër të tjera Rama tha:

“Ky është një moment me shumë rëndësi që qeveria shqiptare e ka nisur qysh me marrjen e detyrës. Nga njëra anë vënien në kontroll të të gjithë situatës së trashëguar kaotike dhe korruptive në Agjencinë e Kthimit të Pronave nga ana tjetër për angazhimin e drejtpërdrejtë nga Avokatura e Shtetit për këtë proces. Së fundi por jo nga rëndësia përmes krijimit të një Task-Force ka marrë në shqyrtim gjendjen në Qarkun e Vlorës si qarku më problematik për pronat.

Marrëveshja garanton një bashkëpunim intensiv dhe të përditshëm për t’u hedhur në kundërsulm ndaj grabitësve dhe falsifikatorëve të pronës.

Prokurori i Përgjithshëm tha se ky është një process i zvarritur në vite shumë i dëmshëm për integrimin në BE, unë do shtoja se përveç kësaj mbetet një nga kushtet themelore si shtet i së drejtës, është prioritet  yni në raport me detyrimin që kemi ndaj gjeneratave të tjera. Shqipëria nuk mund të jetë një vend ku grabitësit dhe falsifikatorët ta gëzojnë njëherë e përgjithmonë produktin e veprës kriminale.

Stabilizimi juridik ka një rrugë të gjatë për t’ia dalë, por është një domosdoshmëri.

Nuk mund të na japin rezultate që dëshirojmë nëse zhvillimi i ekonomisë është një rezultat i shkëputur dhe shteti nuk mund të mbyllë sytë përballë një fenomeni kanceroz, kthyer në gangrenë që pengon zhvillimin e vendit dhe ndesh me interesat pasurore të qytetarëve dhe pronarëve të vërtetë.

Jemi njohur me fakte të tmerrshme se si qindra e mijëra hektarë tokë janë vjedhur duke falsifikuar dokumente. Përmes një sistemi me lidhje të shkurtër mes grabitësve-pushtetit ekzekutiv- dhe padyshim pushtetit gjyqësor. Kanë krijuar kushtet optimal për krijimin e këtij kanceri në sistemin tonë. Prandaj është shumë e rëndësishme që reforma do t’i japë fund.

Çelja e kësaj faze të dytë përmes një operacioni shumë të thellë dhe të suksesshëm të goditjes së çdo akti të falsifikuar që ka prodhuar përmes veprës penale, një interes padyshim pasuror dhe një të drejtë tërësisht të falsifikuar mbi pronën. Dhënia fund e gjithë kësaj historie skandaloze përmes procedurave ligjore dhe transparente ka goditjen e produkteve të veprës kriminale të tjetërsimit të pronës përmes falsifikimit.

Tre raste:

Një rast shumë i freskët në rezervatin e Velipojës, pretendimi 50 hektarë, vendimi i gjykatës kthen 500 hektarë. Shkon në gjykatë për të kërkuar 50 hektarë dhe gjykatësi me bujarinë e një mbreti ose pavarësinë e një sovrani të jep 500. Nuk është e kthyeshme, dhe kjo përmes aktekspertizash absolutisht të falsifikuara që depozitohen në gjykatë ose dokumente që s’e vërtetojnë.

Një rast në jug ku është arritur të neutralizohet, 30 hektarë, një nga gjiret më të mrekullueshme të gjirit Jon përmes dokumenteve të falsifikuara që janë verifikuar por ajo që është më e bukura në kuptimin e të tmerrshmes, të gjitha aktet janë prodhuar, pasi është bërë një regjistrim në hipotekë pa asnjë dokument.

Plazhin e Durrësit, ku prona sipas dokumenteve të arkivuara të origjinës është në majë të kodrës dhe në brendësi të pronës, ndërsa gjykata e jep buzë detit. Abuzim spektakolar, sepse edhe ajo majë kodrës nuk ishte prona e pretendentit.

Këto janë grabitje që nuk kanë asgjë të ngjashme jo në Evropën ku jetojmë sot po as në epokën më të errët të Perandorisë Otomane që ishte shumë e shumë herë më strikte se shteti shqiptar i dy dekadave të mëparshme.

Mesazhi i sotëm: parashkrimi mund të shpëtojë nga ndëshkimi penal autorin e grabitjes, por nuk mund të amnistojë produktin dhe të legalizojë si produkt legjitim të grabitësit. Hajduti ka vjedhur, vepra është parashkruar dhe hajdutit i ka mbetur si pronë. Prandaj marrëveshja sjell një proces i neutralizimit të produkteve të vjedhjes, dhe kthimi i pronës te i Zoti-Shtet apo qytetar. Këto 4 institucione kanë në dorë fatin e pronës në Shqipëri, edhe fatin e gjeneratave të tjera.

Grabitësit dhe falsifikatorët s’do ta gëzojnë pronën.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ekskluzive/ Rama takon drejtuesit e policisë dhe prokurorisë në Vlorë, me të dhe Gramoz Ruçi (FOTOT)
Ekskluzive/ Menduh Thaçi marton 2 djemtë, fton Ilir Metën por jo Edi Ramën »
Article Logic
Execution time: 0.025580167770386
array(1) { ["section"]=> string(94) "rama-grabitesit-dhe-falsifikatoret-s-do-ta-gezojne-pronen-jep-edhe-3-raste-me-gjykatesit-19457" }