Rama-grave: Pa ju burrat do e kishin humbur drejtimin. Mos mendoni për shkopin e Partisë

Publikuar tek: politike, më 15:33 11-05-2015 Rama-grave: Pa ju burrat do e kishin humbur drejtimin. Mos mendoni për shkopin e Partisë Edi Rama

Kryeministri Rama ka deklaruar sot nga Fieri gjatë prezantimit të kandidatit të majtë Armando Subashi se gratë janë një forcë e madhe dhe se pa to, burrat do e kishin humbur drejtimin përgjithmonë. Rama i ftoi gratë e Fierit të mos mendonin për “shkopin e partisë” por të mendonin për të ardhmen në momentin që do japin votën e tyre më 21 qershor.

“Po mos të ishin gratë kushedi sa burra do e kishin humbur drejtimin përgjithmonë. Gra,  veçanërisht ato gra që bëjnë pjesë në ato familje ku  burrat tundin shkopin e Partisë Demokratike, më 21 qershor mendoni jo për shkopin e partisë por se si me votën tuaj t’i jepni mbesës e fëmijës tuaj një të ardhme më të mirë”, u shpreh Rama duke ia kaluar fjalën kandidatit Armando Subashi i cili foli për prioritetet e Bujqësisë duke shtuar se kjo do jetë në vëmendjen e bashkisë së re.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Komisioni i Ligjeve, Xhafa: Korrupsioni sorrollat qytetarët pas dyerve të drejtësisë
Veliaj: Mirëpres Blushin në fushatë, është njeri i zgjuar »
Article Logic
Execution time: 0.02140212059021
array(1) { ["section"]=> string(92) "rama-grave-pa-ju-burrat-do-e-kishin-humbur-drejtimin-mos-mendoni-per-shkopin-e-partise-10885" }