Rama habitet me ateistin: Nuk e kuptoj pse më refuzoi ftesën për iftar

Publikuar tek: politike, më 20:45 14-07-2015 Rama habitet me ateistin: Nuk e kuptoj pse më refuzoi ftesën për iftar

Në iftarin e shtruar sot për besimtarët myslimanë, gjatë fjalës së tij përpara të pranishmëve kryeministri Edi Rama ka shprehur habinë e tij se si një person i ftuar për të marrë pjesë në mbrëmje nuk kishte pranuar të vinte sepse ishte ateist.

“Më bëri përshtypje refuzimi i ftesës nga një njeri i ditur, që me mirësjellje i tha protokollit të Kryeminsitrisë se ishte ateist dhe si i tillë nuk mund të ulej në një sofër me besimtarët. Asnjë arsye për tu ndjerë të referzuar e mikut në fjalë”, tha Rama.

Më tej kryeministri shtoi se iftari nuk është platformë ekskluzive e vetëm atyre që besojnë në Zot, por është gjithëpërfshirëse dhe pjesëmarrja e personave jobesimtarë apo me fe të ndryshme në iftar është shenjë respekti ndaj një feje të caktuar, në këtë rast atij islam.

Si fillim ma ha mendja se biem të gjithë dakord se po të ishte iftari një platformë ekskluzive, e vetëm atyre që nuk dyshojnë në ekzistencën e Zotit dhe i luten atij lartë me sytë në kuben e qiellit, sonte nuk do të ishin të pakët ata që nuk do ishin këtu. Madje them se nëse iftari do të qe një sofër përjashtuese, ndaj atyre që nuk besojnë në Zotë, s’do të kishte si të ishte gjithëpërfshirëse, për ata që ndryshe prej myslimanëve praktikant, besimi në Zot u besojnë gjetk, e gjetk me rituale krejt të tjera e kërkojnë kontaktin me ritualin e tyre. Pjesëmarrja në një iftar është shprehje respekti dhe një mundësi e veçantë për të krijuar dhe projektuar me njerëz krejt të ndyshëm, një hapësirë bashkëjetese të çiltër”, tha Rama.

Megjithatë, ashtu siç pohoi edhe kryeministri të pranishëm në iftar ishin personalitet të tjera që e identifikojnë veten si atesitë.

Lexo edhe: Rama shtron iftar për besimtarët: Jetojmë në një tokë që mban thesarin e vëllazërisë fetare

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjergj Bojaxhi mohon krijimin e partisë: Nuk ka asgjë konkrete
Akuzat për histori rozë në KQZ, Luzi përgjigjet: Janë burrecë ata që shajnë gratë »
Article Logic
Execution time: 0.0043001174926758
array(1) { ["section"]=> string(75) "rama-habitet-me-ateistin-nuk-e-kuptoj-pse-me-refuzoi-ftesen-per-iftar-16188" }