Rama heq dorë nga fjala ‘’Burg’’: S’po e them se s’e keni qejf. Premton se do tërheqë inspektorët e Tatimeve nga terreni

Publikuar tek: politike, më 13:00 16-11-2015 Rama heq dorë nga fjala ‘’Burg’’: S’po e them se s’e keni qejf. Premton se do tërheqë inspektorët e Tatimeve nga terreni

Edi Rama ka hequr dorë sot nga fjala ‘’Burg’’. I vetdijshëm për kritikat në adresë të tij por edhe shqetësimin që ka krijuar te shumë qytetarë me fjalën ‘’Burg’’, Rama s'e përdori fjalën sot por bëri thirrje sot për pagimin e të gjitha taksave, në të kundërt ‘’Duhet të gjejnë avokat’’. Rama premtoi se do t'i tërheqë inspektorët nga terreni, duke kufizuar kontrollet.

“Kush pastaj nuk do të paguajë asgjë s’po e them atë fjalën, se shumë nuk e kanë qejf,  ka rrugë tjetër, të shkojnë pastaj të paguajnë avokat’’, u tha Rama përfaqësuesve të biznesve të vegjël, të cilët i ka mbledhur në Kryeministri.

Kryeministri Rama tha se 40 inspektorë Tatimesh janë arrestuar dhe janë çuar për ndjekje penale.

“Do eleminojmë kontrollet në biznese. Të gjitha 0-50 milionë lekë xhiro në vit do të të ç’regjistrohen nga tatimi i thjeshtuar, pra nuk do paguajnë më asnjë taksë. Bizneset deri në 20 mln lekë , 250 mijë lekë tarifë. . Bizneset 20-50 milionë lekë, 7.5% taksë mbi fitimin, nuk do paguajnë asgjë. Pra nga 7.5% do ulet në 5%. Nga 10% në 5% për biznesin, dhe e hoqëm atë 800 mijë lekëshin famkeq që ju paguanit. Nuk do gjobiten më për mosdeklarim të familjes në biznes. Këtë do ta heqim.

Bizneset me 0-50 milionë lekë të ardhura, një herë në vit do të deklarojnë të ardhurat dhe shpenzimet e tyre vjetore. Brenda 25 shkurtit të vitit pasardhës, ama, ama, të gjitha bizneset e vogla 0-80 milionë lekë do të duhet të paraqesin fatura të rregullta tatimore për çdo mall. S’ka më arsye pse të mos i paraqesin. Nga sot ne i konsiderojmë biznese të vogla aleatë në luftën kundër informalitetit për të bllokuar shkarkimin e paligjshëm të TVSH nga të mëdhenjtë.

83.300 biznese të vogla do përfitojnë nga çlirimi nga detyrimet. I kërkova Drejtorisë së Tatimeve të mos ftoja këtu biznese që shkelin ligjin. Jeni për t’u admiruar se pavarësisht vështirësive nuk e keni shkelur ligjin.”, tha Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PS tërhiqet nga propozimet për “Kodin e Punës” dhe “Kuponit Tatimor”, jo dëmim me 3 vite burg
“Kopjac, gjysmak e pa vizion”, Basha “s’kursen” asgjë për Ramën »
Article Logic
Execution time: 0.028006076812744
array(1) { ["section"]=> string(109) "rama-heq-dore-nga-fjala-burg-s-po-e-them-se-s-e-keni-qejf-premton-se-do-terheqe-inspektoret-nga-terreni-25536" }