Rama heq foton e “Shqipërisë së madhe” pas ankesës së Serbisë

Publikuar tek: politike, më 19:41 23-01-2015 Rama heq foton e “Shqipërisë së madhe” pas ankesës së Serbisë

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç kishte deklaruar se ambasada e Serbisë në Tiranë i kishte dorëzuar ministrisë sonë të Jashtme një notë proteste për foton e publikuar në facebook-un e kryeministrit

Gjatë festave të fundvitit kryeministri Edi Rama postoi në profilin e tij në facebook një album me foto të dërguar nga qytetarët përmes nismës “Shqipëria Dhuron”, të cilat ishin shfaqur më parë në murin e kryeministrisë.

Por një prej fotove ngjalli reagim të fort në Serbi, pasi në të shfaqej baneri i famshëm që fluturoi mbi stadiumin e Beogradit, gjatë ndeshjes midis dy kombëtareve.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç kishte deklaruar se ambasada e Serbisë në Tiranë i kishte dorëzuar ministrisë sonë të Jashtme një notë proteste për foton e publikuar në facebook-un e kryeministrit.

Gjithsesi, ministria jonë i mohoi pretendimet se kishte marrë një notë të tillë proteste, megjithatë reagimi i serbëve ka dhënë rezultat pasi foto me flamurin e “Shqipërisë së madhe” është fshirë nga albumi i Ramës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Takimi Shqipëri-Itali-Serbi, Gentiloni: Mesazh i qartë për Europën
Përmet, nis gara mes kandidatësh, akuza për makinën kreut aktual »
Article Logic
Execution time: 0.012249946594238
array(1) { ["section"]=> string(64) "rama-heq-foton-e-shqiperise-se-madhe-pas-ankeses-se-serbise-1318" }