Rama hesht dhe dëgjon burrin që është përmbytur. Ai i mban leksion një-minutësh si duhej bërë shteti (VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 11:16 08-01-2016

Rama hesht dhe dëgjon burrin që është përmbytur. Ai i mban leksion njëminutësh për zanafillën. Kjo është video që Rama ka shpërndarë sot në profilin e tij, vetëm 1 minutë ku nuk flet fare dhe një banor i mban leksionin se si duhej bërë shteti shqiptar. Dhe Rama s'e ka ndërprerë aspak, se me sa duket kanë qenë fjalët që ka pritur të dëgjonte pas udhëtimit të gjatë në SHBA. 

‘’Tani u bëka vit i pestë..Pse? Gjeneratorët prish, liqenet prish..Unë e di që defekti ka ardh që në fillim se unë e kam hap gojën sa herë, kam thënë ‘’do na merrni në qafë’’. A merret shteti me katapultë? Ai mbush shtet me katapultë! Po nuk ka bërë vaki kështu…shteti u bënte avash-avash..t’u u bë t’u u ndërtu..ene ishte bukur fort. Po jo oburra sustën..a bohet shteti me sustë? Or habitem.. habitem, nuk e kam..e kam përjetu ktë ene kam pas thënë me det ç’do na gjejë ne’’

“Një dëshmi e thjeshtë e urtësisë popullore për hakmarrjen e natyrës ndaj barbarive njëzetvjeçare me pyjet, lumenjtë, sistemet e mbrojtjes nga uji dhe kanaleve kulluese, në mungesë të ligjit e të shtetit...’’, ka shkruar Rama në ‘’Facebook’’

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përmbytjet në veri, deputetja Hajdarmataj: Shteti inekzistent
Deputeti socialist më i shqetësuari nga të gjithë, i bën një ftesë Lulzim Bashës »
Article Logic
Execution time: 0.021830797195435
array(1) { ["section"]=> string(111) "rama-hesht-dhe-degjon-burrin-qe-eshte-permbytur-ai-i-mban-leksion-nje-minutesh-si-duhej-bere-shteti-video-29449" }