Rama: Historike reforma në arsim. Ky është revolucion

Publikuar tek: politike, më 19:58 21-07-2015 Rama: Historike reforma në arsim. Ky është revolucion Edi Rama

“Është reformë historike”, kështu e ka quajtur Edi Rama projektligjin për Arsimin e Lartë.  Në fjalën e tij të gjatë, kryeministri argumentoi pse duhet votuar.

“Vetëm weekendi i famshëm numëronte 28 mijë studentë. Ne ndërhymë për t’i ndërprerë këto kuota unikale weekendi. 1432, nga të cilat 762 programe publik edhe 690 private, 85% në publik, 12% në privat. Pra shikoni se çfarë sistemi ngritën këta. Kjo ishte zgjedhje politike, nuk ishte politikë arsimore, për të mos u përballur me plagën rinore dhe për të blerë kohë në pushtet. Ja ku i keni universitetet dhe pastaj të shohim. Gjithë propaganda për të varfërit dhe në emër të bujarisë për të varfërit është një propagandë që mund ta bëjnë ata.

Nuk ka sjellë më shumë të arsimuar, por më shumë të diplomuar.

Asnjë institucion i arsimit të lartë publik nuk është i akredituar në shtator 2013. Pra janë akredituar 11 universitete private.

Bazuar te ligji ekzistues 90% e akreditimeve janë me shkelje, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare. E dini kush ishte kryetar i Këshillit të Akreditimit? Ishte një pronar i njëri prej universiteteve që u mbyllën. 18 universitet ranë si piramidë, ndërsa te tjera u pezulluan.

Dëgjova disa profesorë që citoni ju dhe që i janë bashkuar këtyre peticioneve, janë në të njejtën kohë në 7 vende. Ku marrin jo raki rrushi, por para nga xhepat e shtetit dhe familjeve shqiptare. Do të shkatërrojmë këtë kastë që ka marrë peng universitetin shtetëror.

Ne duam cilësinë, s’ka rëndësi ku e marrim. Ne s’çojmë para te privati, i ndajmë mbi bazën e performancës. Universitetet shtetërore dhe ato private duhet të konkurojnë në mënyrë të barabartë, jo për të çuar rrogën në shtëpi. Ju të partisë së lirisë jeni katandisur si një organizatë e '89 sikur do iu marrin universitetin. Shkoni takoni agjencinë britanike të akreditimit, tjhonë nuk kemi parë dëgjuar dhe besuar e imagjinuar që ka universitete si këto. E kush i bëri këto djalli?

Ju jeni katandis nga partia e madhe demokratike, në ca bashki më kujtohet ajo shprehja po bëjmë progres. Ne e besojmë masivizimin, po jo ku se merr vesh i pari të dytin. Në hyrje, duke I hequr qeveria kuotat. Po shkon në një betejë për dijet, jo rifuxho për të pirë hashash dhe për të parë njëri –tjetrit.

Shteti mbetet financuesi kryesor se s’ka si të jetë tjetër. Por diversifikimi I burimeve është I nevojshëm.

Ne na intereson çfarë dije marrin ata që hyjnë në universitet, jo ku e marrin. Shembulli ishte kristal, qelibar dhe emrin ia keni vënë në bashkëpunim. Shteti nuk mund të zgjedhë. Është studenti. S'mund t'i themi shko te ky universiteti ti se duam të mbajmë në punë ca pedagogë dhe dalin më keq se ai.

Pse gënjeni kur thoni që ky ligj rrit tarifat. Pse gënjeni? Ky ligj përcakton ku investojmë ne si shtet. Ne investojmë në 3 kategori: të shkëlqyerit, tek ata që i stimulojmë për të shkuar në degët jo tërheqëse dhe jo kompetitive, të varfërit që s’kanë mundësi por që duhet të provojnë që janë të aftë, kanë talentin. Të tjerët të gjithë të barabartë. Teoria që hajde ta çojmë si këmbët e dhisë, ne kjo na tmerron ju e quani arritje të madhe.

Nuk është qeveria dhe ministria që organizojnë dhe menaxhojnë punën e përditshme të Arsimit të Lartë. Kapitulli 12 është thelbi i ligjit që disa agjenci të specializuara të bëjën menaxherin. Ju keni bashkuar botën akademike me menaxherin. Ç’lidhje kanë shkencëtarët me menaxhimin? Ta zëmë se janë, se është tjetër histori, ku lidhen?

Ky projekt është një shembull nën lidershipin e Ministrisë së Arsimit. Ia kemi dorëzuar pushtetin një grupi ekspertësh dhe nuk i kemi parë çfarë tesere partie, më të mirët.

Ne ligjin do ta votojmë dhe Arsimi i Lartë në Shqipëri do transformohet me një revolucion’’

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tabaku-Nikollës: Projektligji është klientelist, Nikolla: Kush janë klientelistët, hartuesit e ligjit?
Votohet me 78 vota pro të mazhorancës ligji për arsimin e lartë »
Article Logic
Execution time: 0.023752927780151
array(1) { ["section"]=> string(57) "rama-historike-reforma-ne-arsim-ky-eshte-revolucion-16695" }