Rama i gjen zëvendësuesen ministres Nikolla, u rrëfen nxënësve se s’është i shkëlqyer

Publikuar tek: politike, më 19:13 30-12-2015 Rama i gjen zëvendësuesen ministres Nikolla, u rrëfen nxënësve se s’është i shkëlqyer

Edi Rama ka mbledhur sot nxënësit më të shkëlqyer të Shqipërisë dhe po mban një fjalim para tyre. Me zemër të hapur, Rama u ka rrëfyer se  nuk është i shkëlqyer si ta, megjithse do të donte shumë.

“Ju jeni të shkëlqyer, unë nuk jam i shkëlqyer, pa asnjë modesti të shtirur por me bindje, do doja shumë të merrja të gjitha 10-ta për çdo gjë që bëj, por nuk i marr”, u tha hapur Rama, duke dashur të shprehë mungesën e perfeksionit në qeverisjen e tij.

Rama vlerësoi fjalën e një prej nxënësve të shkëlqyer duke i thënë:

“Më pëlqeu për pjesën ku fole për shkollën, qendër komunitare. Fole shumë bukur dhe nëse do të mërzitet shkolla, mund të merresh me politikë dhe kaq sa ke mësuar deri tani mund të japësh mend në Parlamentin tonë’’

Por Rama gjithashtu me këtë rast i ka gjetur edhe ‘’zëvendësuesen’’ ministres së Arsimit Lindita Nikolla, duke i thënë vajzës me një batutë:

‘’Atë punë që bën ministrja, e bën ti, edhe pak shkollë dhe je gati për t’i zënë vendin ministres’’

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PR mirëpret vendimin e Nishanit për kthimin e ligjit të pronave: Partitë opozitare të na mbështesin
Miratohet rritja e çmimit të biletave, qytetarët do paguajnë 40 lekë për urbanin »
Article Logic
Execution time: 0.0043888092041016
array(1) { ["section"]=> string(90) "rama-i-gjen-zevendesuesen-ministres-nikolla-u-rrefen-nxenesve-se-s-eshte-i-shkelqyer-28890" }