Rama i inkurajuar për operacionin kundër informalitetit: Është një revulucion

Publikuar tek: politike, më 15:12 04-09-2015 Rama i inkurajuar për operacionin kundër informalitetit: Është një revulucion

Kryeministri Edi Rama shprehet mjaft i inkuruajuar pas tre ditëve të para të operacionit të nisur kundër informalitetit. Sipas Ramës, ky është një revolucion ekonomik në rrugën e shtetndërtimit.

“Tejet të inkurajuar nga 3 ditët e para të operacionit kundër informalitetit. Ky është një revolucion ekonomik në rrugën e shtetndërtimit”, shkruan Rama.

Kryeministri në një status të dytë thekson se regjistrimi i bizneseve dhe marrja e kuponit tatimor do të fuqizojë financat publike dhe familjare.

“Regjistrimi i plotë i bizneseve,marrja e kuponit nga të gjithë, penalitetet e forta për  abuzuesit do fuqizojnë financat publike e familjare”, shprehet ai.

Qeveria ka nisur më 1 shator një aksion të gjerë në të gjithë vendin kundër informalitetit në ekonomi. Rama ka paralajmëruar biznesmenët që të tregohen të kujdesshëm në zbatimin e ligjit në të kundërt rrezikojnë dënime administrative të rënda.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryetari i PD Osman Stafa padit kryebashkiakun Vangjush Dako, video alarmante
Ambasadori Lu takon Tahirin menjëherë pas Bashës »
Article Logic
Execution time: 0.061200141906738
array(1) { ["section"]=> string(82) "rama-i-inkurajuar-per-operacionin-kunder-informalitetit-eshte-nje-revulucion-19968" }