Rama i kërkoi ta zbardhë çështjen brenda 3 orësh, flet Nishani: Ju tregoj të vërtetën e përgjimit tim

Publikuar tek: politike, më 06:57 23-10-2015 Rama i kërkoi ta zbardhë çështjen brenda 3 orësh, flet Nishani: Ju tregoj të vërtetën e përgjimit tim

Presidenti Bujar Nishani ka deklaruar se ai dhe familja e tij është në survejim nga elementë të caktuar që punojnë në administratën shtetërore. Gjithashtu Nishani ka thënë se do të kërkojë një hetim në një moment të përshtatshëm por që ende nuk e ka bërë.

I pyetur nga Gazeta Shqiptare nëse kjo tregon shenjë mosbesimi ndaj institucioneve të drejtësisë e ndaj Prokurorisë në veçanti, Presidenti Nishani ka thënë: ” Natyrisht që ky qëndrim dhe reagim ka brenda mosbesim. Unë e kam deklaruar edhe herë të tjera: konstatoj me ndikim dhe interferim jo të paktë të politikës, të qeverisë mbi institucionet e drejtësisë. E kam shprehur disa herë këtë shqetësim. Kjo ëhstë një çështje e rëndë, por jo më e rënda e realitetit shqiptar e cila nuk duhet të shmangë vëmendjen nga çështjet që janë vërtet shumë serioze dhe në interes të publikut dhe të shtetit shqiptar që meritojnë një trajtim parësor”, tha Nishani ndërsa shtoi: “Është një çështje që ka problematika të rënda në vetvete. Pa diskutim që është edhe doza e një mosbesimi për shkak se përshirja në të e pjestarëve të administratës shtetërore dhe ndikimi që ka vendosur qeveria mbi drejtësinë më rezervojnë mua të hedh hapa të tjerë. Por është një çështje e cila nuk ka rrezik të prezumimit dhe të mos hetimit. Në momentin më të përshtatshëm dhe unë mendoj që do ketë një të tillë, jo vetëm që do bëhet publike, por do të kërkohet në mënyrë transparente e të drejtpërdrejtë hetimi i të gjithë elementëve.

Ndërkaq kryeministri Rama, i ftuar mbrëmë në Opinion tha se “Presidenti Nishani flet sikur të ishte me arrest shtëpie” ndërsa i kërkoi ta zbardhë brenda tri orësh këtë çështje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Batutat e Ramës për Blushin, Ristanin, mediat, Nishanin e Fevziun
Meta zhgënjehet nga Bregu që nuk citoi Adenuarin, ja çfarë i tha në Konferencë »
Article Logic
Execution time: 0.013478994369507
array(1) { ["section"]=> string(105) "rama-i-kerkoi-ta-zbardhe-ceshtjen-brenda-3-oresh-flet-nishani-ju-tregoj-te-verteten-e-pergjimit-tim-23770" }