Rama i kërkon dialog, Basha mesazh për protestën: Asnjë hap pas! (VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 14:03 24-05-2019 Rama i kërkon dialog, Basha mesazh për protestën: Asnjë hap pas! (VIDEO)

Teksa kryeministri Edi Rama i drejtoi kryedemokratit Lulzim Basha mëngjesin e sotëm letrën e tretë publike, ky i fundit ka nisur përgatitjet për protestën e nesërme.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar, Basha u bën thirrje qytetarëve të protestojnë nesër në Tiranë. Mes të tjerash kreu i PD, shprehet i bindur se nuk do të ketë asnjë hap pas, ndonëse Rama prej ditesh ka intesifikuar thirrjen e tij për dialog.

"Të gjithë në Tiranë nesër, më 25 maj në orën 19:00, për të treguar vendosmërinë tonë për liri, për demokraci, për zgjedhje të lira e një qeveri nga populli, të popullit dhe për popullin, për Shqipërinë si e gjithë Europa. Asnjë hap pas! #25maj #ShqipëriaSiEuropa", shkruan Basha, ndërsa ka bashkëngjitur edhe një video.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.064524173736572
array(1) { ["section"]=> string(74) "rama-i-kerkon-dialog-basha-mesazh-per-protesten-asnje-hap-pas-video-165554" }