Rama i përgjigjet Kosovës: “Kafen e humbjes do ta pijmë në 22 qershor”!

Publikuar tek: politike, më 21:59 05-06-2015 Rama i përgjigjet Kosovës: “Kafen e humbjes do ta pijmë në 22 qershor”!

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje mbrëmjen e djeshme teksa ishte i ftuar në programin “Top Shoë Magazine” kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosovës pas kërkesës së tij të vazhdueshme nëpër fushata për të pirë një kafe me Ramën.

“E ftoj Kosovën që të takohemi së bashku më 22 qershor që të pijmë kafen e humbjes së tij” - tha Rama mbrëmë në Top Channel. Në këtë mënyrë kryeministri ka aluduar që zgjedhjet e 21 qershorit do të jenë një fitore e thellë e së majtës. Në një rrëfim ndryshe përballë Alban Dudushit, Rama ka argumentuar humbjen e Kosovës. “Meqënëse Halim Kosova njihet si një gjinekolog i mirë, atëherë lë t`i shërbejë mjekësisë dhe jo politikës”- ka pohuar ai.
Duke u ndalur tek jeta e tij personale, kreu i ekzekutivit ka rrëfyer edhe një pjesë të rinisë së tij, marrëdhënien me të birin, Zahon si një rizgjim i instiktit prej babai pas shumë vitesh dhe parashikimet se ccfarë do të bëjë kur të arrijë në kufirin e moshës së tretë. “ Nuk dua të bëhem si Berisha. Jetën time do ta ndaja në tre pjesë: para se të futesha në politikë, gjatë saj, pra kjo që po bëj tani dhe pjesën e tretë kur unë mos t`i duhem më elektoratit, do të punoj si rrobaqepës” - ka përfunduar ai.
Se sa Rama do ta mbajë fjalën, këtë do ta shikojmë pas zgjedhjeve lokale të 21 qershorit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama në Top Show: Zaho t'i ngjajë Lindës, do ishte gjithnjë në drejtimin e duhur se unë edhe e kam humbur
Nishani rrëfen jashtë protokollit: Shpenzoja shumë kohë me mustaqet »
Article Logic
Execution time: 0.047829151153564
array(1) { ["section"]=> string(73) "rama-i-pergjigjet-kosoves-kafen-e-humbjes-do-ta-pijme-ne-22-qershor-12796" }