Rama i përkthen librin Ornelës, motrës së Laura Vorpsit, shkrimtarja: Edi ka bërë një mrekulli. Dhurata për kombin

Publikuar tek: politike, më 12:52 07-08-2015 Rama i përkthen librin Ornelës, motrës së Laura Vorpsit, shkrimtarja: Edi ka bërë një mrekulli. Dhurata për kombin

Shkrimtarja Ornela Vorpsi, krejt ndryshe nga e motra Laura Vorpsi, ish- zëdhënëse e Partisë Demokratike, ka një vlerësim maksimal për kryeministrin Rama. Në një intervistë për “Koha Ditore”, shkrimtarja ka rrëfyer se Rama është duke përkthyer një libër të sajin “Edi, një mik i imi po e përkthen. Ai është një përkthyes i madh por ende s’e di se kur do ta përfundojë librin”, thotë Vorpsi.

Romani “Vendi askush nuk vdes kurrë” një rrëfim, sikurse dhe të tjerë shkruar në italisht e frëngjisht. Vorpsi thotë se ndjehet shqiptare por nuk krijon dot në gjuhën shqipe. Thotë se nuk mund të shkruajë shqip, sepse ndihet e lënduar nga atdheu , Shqipëria e komunizmit.

Sa i takon njohjes dhe mendimit që ka për punën e Ramës si kryeministër, Vorpsi thotë:" Nuk e kam ndjekur shumë anën politike të Shqipërisë, sepse kam një rrugë timen që më gëlltit komplet. Kjo është rruga e artit dhe letërsisë dhe vajzën time të vogël që ka nevojë që të jem aty përditë. Por, me sa e njoh personalisht Edin, i ka dhënë goxha shumë Shqipërisë. Ai është një person jashtë mase i kultivuar, i zgjuar. Pra, sa më përket mua, jam apolitike, politika e vërtetë për mua është edukimi i njeriut. Në këtë sens jam utopiste, jam në letërsi e art, por edukimi, arti, letërsia e bëjnë njeriun njeri dhe të bukur. Ai më s’ka nevojë për politikë. Tri javë më parë isha në Shqipëri dhe me veprat që ka bërë në kryeministri Edi, me ëndrrat që ka, Shqipëria do te ketë përfitime pozitive.

Vorpsi shpreh se e vlerëson ndryshimet e Ramës në Kryeministri  duke i parë ato si një mrekulli dhe dhurata për kombin.

"Jam takuar dhe me sa pashë çfarë ka ndërtuar Edi në këtë vend, binomi art-politik funksionon. Punët konkrete që ka bërë me rrugët jashtë Tiranës, në kryeministri… I pashë fotot, Kryeministria më parë kishte qenë si një stallë dhe ai tani kishte bërë një Kryeministri ku mund të pritet çdo shef shteti dhe të jesh krenar me nivelin europian. Kishte bërë një mrekulli, Këto janë dhurata për këtë komb. Edi ka ambicie, ka nevoja që Shqipërinë ta ngrejë lart. Ai ka dëshirë…”, pohon shkrimtarja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj i shpall luftë zhulit: Ditë-natë në betejën me zhulin në Tiranë (FOTO)
FMN kërkon rikthimin e taksës së sheshtë, Berisha: Piktori xhahil tha se do sillte bum të ardhurash »
Article Logic
Execution time: 0.080354928970337
array(1) { ["section"]=> string(116) "rama-i-perkthen-librin-orneles-motres-se-laura-vorpsit-shkrimtarja-edi-ka-bere-nje-mrekulli-dhurata-per-kombin-17933" }