Rama i prerë me Dulen: Ti dhe vëllezërit e tu nuk jeni pronarë të ortodoksisë

Publikuar tek: politike, më 20:01 15-10-2015 Rama i prerë me Dulen: Ti dhe vëllezërit e tu nuk jeni pronarë të ortodoksisë

Deputeti i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka thërritur sot në një interpelancë kryeministrin Edi Rama në lidhje me prishjen e kishën e “Shën Thanasit” në fshatin Dhërmi të Himarës. Gjatë fjalës së tij në sallën e Kuvendit, Rama ka deklaruar se kjo interpelancë është e gabuar pasi detyra e tij nuk është të japë llogari për bëma që s’kanë të bëjnë me funksionin që ai mbanë.

Rama e ka akuzuar Dulen si një person që e ka përdoru fenë për të bërë politik, ndërsa ka refuzuar ta quaj godinën e prishur nga IKMT, një kishë.

“Më keni thirritur në një interpelancë të gabuar kur detyra ime nuk është të jap llogari me bëma që s’kanë të bëjnë me detyrën time. Grehina në fjalë nuk ka qenë kishë në asnjë ditë të vetme, një njeri si ju që fenë e ka përodur për të bërë politik, e di se çdo ngrehinë mund të përdoret në mënyrë provizore si kishë por jo çdo objekt kulti mund të quhet kishë. IKMT nuk ka shembur një kishë, ishte thjeshtë një grehinë e rëndomtë e ndërtuar në mënyrë skandaloze, jo nga kisha por nga brutaliteti individual i viteve 1990. Prishja e objektit ishte një detyrë e ligjit në kuadër të rilindjes urbane, në një zonë të braktisur prej vitesh. Ky ndërtim pa leje nuk mund të hynte në një proces legalizimi pasi në zonat me rendësi të lartë kulturore nuk mund të legalizohen objekte pa leje. Pjesa dërrmuese e banorëve të Dhërmiut duket se kanë qenë dakort për prishjen e këtij objekti që nuk përfaqësonte asgjë. Në atë zonë ndodhen 30 kisha të mirëfillta. Prandaj le të kemi më shumë respekt për vendet e kultit dhe mbi të gjitha të kemi më shumë respekt për një vend ku ndodhen rrënojat e kishës së vërtetë të Shën Thanasit, e cila u shpall monument kulture në vitin 1963 dhe më pas iu hoq në vitin 1969. Sa më takon mua prishja e asaj grehine për t’i hapur rrugë kontaktit të njerëzve me historinë është një punë që unë i dashur Vangjel do të kisha dashur ta përshëndesnit, një punë që ngre lartë vlerat historike të atij vendi”, ka deklaruar Rama.

Kryeministri shqiptar ka qenë i prerë ndaj pretendimeve në lidhje me përkatësinë kombëtare të ortodoksëve në Shqipëri. Sipas Ramës, ortodoksit shqiptarë nuk kanë qenë kurrë grekë dhe se Dule dhe vëllezërit e tij grekë, nuk kanë pse të ndihen pronarë të ortodoksizmit. Rama ka thënë se ortodoksia nuk ka pëlqim ndaj një kombësië, prandaj kjo përpjekje është e kotë.

“Unë se kam kuptuar asnjë herë se si ju dhe vëllezërit tuaj grekë ndihen pronar të temës ortodokse. Ortodoksët shqiptarë nuk kanë qenë kurrë dhe nuk janë grekë dhe ata nuk janë nën asnjë juridiksion tjetër përveç atij shqiptar. Kisha Shën Thënasit po të përcaktohej nga riti nuk do të ishte domosdoshmërisht ortodokse. Niko Katalana ka qenë italian dhe ka lindur në Siçili dhe ka vdekur në Himarë. Predikimi bëhej në gjuhën shqipe. Kjo nuk ka të bëjë as me fenë dhe as me grekët. Ortodoksia nuk ka pëlqim për një kombësi të caktuar, përpjekja për t’i dhënë ortodoksisë një komb, nuk ka lidhje me të”, tha kryeministri.

Rama ka theksuar se ndryshe nga vendet e tjera, shqiptarët kanë zgjedhur të ndajnë punën fetare me ato të shtetit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta takohet në Paris me Larcher: Shqipëria, vend me peshë në Ballkan
Kuvendi miraton me shumicë minimale ligjin për barnat »
Article Logic
Execution time: 0.016201972961426
array(1) { ["section"]=> string(82) "rama-i-prere-me-dulen-ti-dhe-vellezerit-e-tu-nuk-jeni-pronare-te-ortodoksise-23216" }