Rama i quajti “kazan plehrash” por ja si e “dënuan” mediat sot

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:08 01-10-2016 Rama i quajti “kazan plehrash” por ja si e “dënuan” mediat sot

Për të disatën herë kryeministri Edi Rama i ka cilësuar mediet si “kazan” por nga ana e medieve nuk ka patur asnjë notë proteste. Madje ato nuk i kanë hequr për asnjë sekondë sinjalin e transmetimit Ramës sa herë ky i fundit ka dalë në transmetim të drejtpërdrejtë.

Një gjë e tillë i ka bërë përshtypje edhe aktorit Julian Deda i cili shkruan me tone ironie e habie:

“Pasi Kryeministri i konsideroi kazan plehrash, mediat e morën kaq "inat" sa e "dënuan" duke e mbajtur gjithë ditën live në tv dhe duke mos transmetuar asnjë sekondë protestën kundër importit te plehrave. Këtij i them reagim mediatik. Bravo, bravo...!

P.s. Si ka mundësi mor vlla?!?! “

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032465934753418
array(1) { ["section"]=> string(64) "rama-i-quajti-kazan-plehrash-por-ja-si-e-denuan-mediat-sot-54782" }