Rama i relaksuar, përkrah Spartak Brahos dhe futet në Kuvend. Mban veshur jelekun lejla

Publikuar tek: politike, më 09:52 17-12-2015 Rama i relaksuar, përkrah Spartak Brahos dhe futet në Kuvend. Mban veshur jelekun lejla

I qetë, i relaksuar dhe i buzëqeshur. Kështu hyri në Kuvend kryeministri Edi Rama, përkrah kreut të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho për të çarë gardhin e policisë e gardës, pas të cilit ndodhen protestuesit e Partisë Demokratike.

Rama mban veshur edhe një jelek lejla, në ngjyrën simbol të PS, një lloj jeleku i pazakontë për t'u veshur nga ai. Dhe nuk dihet nëse është rastësi, apo një lloj mesazhi i fshehur i kryeministrit për kundërshtarët e tij demokratë.

Më 8 dhjetor Rama as hyri e as doli nga Kryeministria ku protestonin demokratët, por sot ka seancë plenare dhe priten diskutime të ashpra rreth buxhetit e Ligjit të Dekriminalizimit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Spiunët e Qeverisë, me zyra në shtet dhe privat. Ja skema se si Rama do luftojë korrupsionin
Ndocaj jep një mesazh të rëndësishëm për protestën e opozitës »
Article Logic
Execution time: 0.0041360855102539
array(1) { ["section"]=> string(91) "rama-i-relaksuar-perkrah-spartak-brahos-dhe-futet-ne-kuvend-mban-veshur-jelekun-lejla-27962" }