Rama i shtron ‘darkë vëllazërore’ Thaçit përpara vizitës së Kerryt

Publikuar tek: politike, më 23:43 05-02-2016 Rama i shtron ‘darkë vëllazërore’ Thaçit përpara vizitës së Kerryt

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi kanë darkuar mbrëmjen e sotme së bashku. Është vetë Rama që e konfirmon këtë nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.

Takimi mes dy liderve ka qenë i fokusuar në bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe si për vizitën që dotë zhvillojë më 14 shkurt në Tiranë Sekretari i Shtetit John Kerry.

“Darke vëllazërore me Hashim Thaçin për punët e vitit në rrugën e bashkëpunimit mes nesh dhe vizitën e afërt të Sekretarit të Shtetit në Tiranë”, shkruan Rama.

Dukej se marrëdhëniet e afërta të Ramës me Thaçin ishin ftohur kohët e fundit, për shkak të disa qendrimeve të kryeministrit të Shqipërisë në lidhje me raportet shqiptaro-serbe, megjithatë të dy e kanë gjetur gjuhën e përbashkët sërish.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Nuk bëjmë koalicion me LSI, të shkojë në opozitë për të paguar faturën
Flet Nard Ndoka dhe i jep një këshillë ministrit: Ndal Beqo, kthjellohu mor burrë mos merr për kot! »
Article Logic
Execution time: 0.018245935440063
array(1) { ["section"]=> string(70) "rama-i-shtron-darke-vellazerore-thacit-perpara-vizites-se-kerryt-31866" }