'Rama iku me charter për të ndjekur ndeshjen Juventus-Lazzio', REAGON këshilltari i kryeministrit: Gjeti një vend bosh në avionin e Igli Tares

Publikuar tek: politike, më 09:12 26-08-2018 'Rama iku me charter për të ndjekur ndeshjen Juventus-Lazzio', REAGON këshilltari i kryeministrit: Gjeti një vend bosh në avionin e Igli Tares Foto arkivi

Ishte deputeti demokrat Edi Paloka që ditën e djeshme deklaroi se kryeministri Rama është nisur me avion charter serb nga Rinasi drejt Italisë, për të ndjekur ndeshjen Juventus-Lazzio.

Mirëpo, nuk vonoi shumë dhe vetë kryeministri konfirmoi lajmin nëpërmjet postimve në rrjetet sociale se ndodhej vërtet në Itali.

Ndërkaq, për të sqaruar të vërtetën e udhëtimit të kreut të qeverisë ka reaguar drejtori i Komunikimit me mediat në Kryeministri, Endri Fuga. Ky i fundit shprehet se Rama ka gjetur një vend bosh në avionin e Igli Tares.

Reagimi i plotë i Endri Fugës:

Është plotësisht e vërtetë që kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Torinos, së bashku me Drejtorin Sportiv të Lazios, Igli Tare. Ata janë nisur nga Rinasi me një avion të prenotuar nga klubi i Lazios për drejtorin sportiv, Igli Tare. I cili pasi ka kaluar disa ditë pushime në jug të Shqipërisë, është kthyer në detyrën e tij.

Kryeministri është i ftuar nga presidenti Agnelli, për ndeshjen e parë në shtëpinë e juventinëve dhe do të kthehet nesër në mëngjes. Për ata që përpiqen të luajne luftash me avionë e me helikopterë, sqarojmë se udhëtimet e kryeministrit të vendit i kanë kushtuar shumë më pak buxhetit të shtetit, sesa ato të paraardhesit.

Kryeministri udhëton në Economy Class dhe po kështu edhe ministrat. Buxheti i shtetit nuk ka paguar asnjëherë për asnjë udhëtim privat apo familjar të tij. Për këdo që nuk e di se kryeministrat si rregull i kane shfrytezuar helikopteret gjate oreve te detyruara vjetore te fluturimit qe keto mjete kryejne (per arsye teknike mirembajtjeje), informojme se udhetimet e kryeministrit me helikopter gjate kohes se tij ne detyre, numerohen me pak se sa gishtat e duarve.

Ka me siguri njeqind rruge e arsye per te bere opozite me Edi Ramen e me qeverine e tij! Por nese do me kerkonin te zgjidhja nje absurditet mes plot te tilleve ne listen e akuzave ndaj kryeministrit, eshte akuza se Edi Rama eshte i dhene pas luksit, veseve e parave. Nje budallallek me brire!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03537392616272
array(1) { ["section"]=> string(145) "rama-iku-me-charter-per-te-ndjekur-ndeshjen-juventus-lazzio-reagon-keshilltari-i-kryeministrit-gjeti-nje-vend-bosh-ne-avionin-e-igli-tares-132193" }