Rama injoron pyetjen pikante të Ylli Rakipit “live”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:58 30-08-2016 Rama injoron pyetjen pikante të Ylli Rakipit “live”

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një seancë pyetje-përgjigje live me qytetarët në rrjetin social “Facebook”.

Një nga njerëzit e interesuar për të pyetur kryeministrin ka qenë edhe drejtuesi i emisionit “të paekspozuarit”, Ylli Rakipi. Rakipin, mesa duket e kanë shqetësuar kilogramët e tepërt të shefit të kabinetit qeveritar.

“Përse jeni shëndoshur kaq shumë”, e pyet gazetari Ramën por kryeministri as që e ka marrë mundimin të përgjigjet duke iu përgjigjur pyetjeve të tjera lidhur me reformat, insfrastrukturën, koalicionin me LSI, turizmin e te tjera si këto.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.17932391166687
array(1) { ["section"]=> string(55) "rama-injoron-pyetjen-pikante-te-ylli-rakipit-live-51291" }