Rama ironi me çadrën në pikë të mëngjesit: Ç’bëjnë këta politikanë të ngujuar në bunkerin e fundit?

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:24 10-05-2017 Rama ironi me çadrën në pikë të mëngjesit: Ç’bëjnë këta politikanë të ngujuar në bunkerin e fundit?

Shefi i qeverisë, Edi Rama u thotë ‘mirëmëngjes’ shqiptarëve me ‘kartolinën e bunkerit të fundit të frikës nga drejtësia’, siç e cilëson ai çadrën e opozitës.

Rama ironizon përmes kësaj fotoje se politikanët e ngujuar janë gati të na kthejnë në ‘97-ën, vetëm për t’i shpëtuar vettingut.

“Ju uroj gëzuar Ditën Kombëtare të Drejtësisë me këtë kartolinë të bunkerit të fundit të frikës nga drejtësia, ku janë ngujuar politikanë që për të bllokuar Vetingun dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi, janë gati të na rindajnë për së gjalli nga Europa e të na kthejnë 20 vite pas, në vitin e mbrapshtë '97. Në këtë 104 vjetor të hedhjes së themelit të sistemit të drejtësisë shqiptare nga Qeveria e Ismail Qemalit më 10 maj 1913, shqiptarët janë më pranë se kurrë aspiratës së tyre shekullore për një Shqipëri me Drejtësi-Shtet-Punë-Mirëqenie; një Shqipëri që nis zbatimin e Vetingut dhe ulet në tryezën e negociatave për anëtarësim në Familjen Europiane”, shkruan Rama. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022624969482422
array(1) { ["section"]=> string(103) "rama-ironi-me-cadren-ne-pike-te-mengjesit-c-bejne-keta-politikane-te-ngujuar-ne-bunkerin-e-fundit-78087" }