Rama ironik e i nxehur në kulm, flet para grupit të PS për Xhafajn: Kjo është një maskaradë destabilizuese

Publikuar tek: politike, më 11:37 16-05-2018 Rama ironik e i nxehur në kulm, flet para grupit të PS për Xhafajn: Kjo është një maskaradë destabilizuese

Kryeministri Edi Rama flet para grupit të PS për ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Me tone ironike të larta, Rama e cilësoi këtë një maskaradë destabilizuese nga ana e opozitës ndërsa nuk nguroi të përmendë edhe njëherë Saimir Tahirin.

“Ministri ynë i Brendshëm na del kryetari i familjes mafioze, pëllet Saliu. Ministri i Brendshëm paska fshehur prej 6 vjetësh dënimin e vëllait dhe ky sekret mafioz u zbulua nga opozita. Ministri i Brendshëm paska qenë një diversant në krye të reformës në drejtësi,

Lavdi zotit shqiptarët kanë opozitën e cila e zbuloi këtë akt mafioz, kaq tronditëse për mediat tona që s'e mblodhën dot veten për një pyetje të thjeshtë fare, ministri i Brendshëm nuk qenka vëtëm fshehës i dënimit të vëllait, një dënim që gjendet online, as vetëm një injektues i fshehtë i ligjit, ministri i Brendshëm qenka vetë kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës, del një video e vëllait të tij me një bashkëpunëtor x dhe kjo provë ulëritëse mori dhenë në mediat tona dhe në tërë kanalet e lobimit opozitar për çeljen e negociatave. E gjitha do ishte një paradi për të qeshur nëse nuk do kishte helmuar gjakun e shqiptarëve.

Kjo është një maskaradë e mirfilltë destabilizuese për t’i thënë Europës se Ministria e Brendshme është organizata mëmë e trafikut të drogës e për t'i thënë shqiptarëve se me Ramën në qeveri ministrat s’mund të jenë gjë tjetër veçse eksponentë të krimit global.

Maskarada meriton një përgjigje shembullore në rafshin e hetimit të ndëshkimit penal. Paralelisht me kërkesën për hetim nga prokuroria të materialit audio e cila ka marrë përgjegjësinë e autetnictetin unë kam kërkuar nga një agjenci ndërkombëtare për ekspertizën dhe mbledhjen e çdo informacioni nga organet e huaja mbi çdo indicie të mundshme për vëllain e ministrit të Brendshëm, kam ndjekur dhe reagimet e njerëzve dhe nga kontaktet në terren. Më ka bërë përshtypje komentet që thonë: mos lësho Fatmirin si Tahirin, Saliu s’ka lëshuar vrasë me damkë, lëshove një ministër të Brendshëm me inçizime mos lësho dhe këtë tjetrin. Meritojnë një përgjigje. Unë mendoj shumë më ndryshe nga ata. Drejtësia nuk mund të bëhet duke shkuar pas gjurmëve të njerëzve tanë ndërkohë që ujqërve s’u ka hyrë gjemb në këmbë e kërkojnë koka ndër ne”, tha Rama.

Vijon...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018541097640991
array(1) { ["section"]=> string(111) "rama-ironik-e-i-nxehur-ne-kulm-flet-para-grupit-te-ps-per-xhafajn-kjo-eshte-nje-maskarade-destabilizuese-120946" }