Rama ironizon kandidatët e PD-së: Të gjithë pa shkollë, jurist “Kristali”, borizanë e saldatorë

Publikuar tek: politike, më 21:31 14-06-2015 Rama ironizon kandidatët e PD-së: Të gjithë pa shkollë, jurist “Kristali”, borizanë e saldatorë

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur kandidatin e Partisë Demokratike në Vlorë një “Jurist Kristali” që pretendon t’i zgjidhë hallet dhe problemet e banorëve me diplomat e Kristalit.

Por Rama ka ironizuar edhe kandiatët në Sarandë dhe Delvinë.

“Shkova në Delvinë e pyeta kush është ai? Është një saldator më thanë. Kur i pyeta në Sarandë, më thanë është një borizan. Si borizan ore? Po më thanë, i ka rënë borisë në kohën e Enverit. Këta janë të gjithë të pashkollë”, ka ironizuar Rama.

Sipas Ramës, përzgjedhja e kandidatëve të pashkollë dhe të paaftë nga Partia Demokratike, është një tallje me qytetarët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026273012161255
array(1) { ["section"]=> string(96) "rama-ironizon-kandidatet-e-pd-se-te-gjithe-pa-shkolle-jurist-kristali-borizane-e-saldatore-13577" }