Rama: Jam krenar për ndërtimet te liqeni, do ndërtojmë prapë

Publikuar tek: politike, më 22:12 10-03-2016 Rama: Jam krenar për ndërtimet te liqeni, do ndërtojmë prapë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ndihet krenar për lejen e dhënë për ndërtimin e pallatit shumëkatësh mbi digën e liqenit artificial të Tiranës, kur ishte kryetar bashkie.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Rama ka theksuar se nëse do të kthehej sërish në kohë, do ta jepte përsëri lejen për ndërtimin e atij pallati. “Patjetër që duhet ndërtuar. Unë e kam dhënë atë leje dhe do ta jepja prap. Jam krenar se ajo është një vepër i një arkitekti të njohur”, u shpreh kryeministri i vendit.

Sa i përket ndërtimeve që pritet të zhvillohen aty ku sot ndodhet Garda e Republikës, Rama u shpreh se do të ndërtohen 2-3 godina në funksion të publikut.

Në lidhje me protestën kundër këndit të lojërave, Rama e ka cilësuar shoqërinë civile si një shoqëri të vdekur, të cilës ka kërkuar t'i vendosë një kurorë me lule në varrin e saj. 

40325768.jpg

*Pallati për të cilin Rama ndihet krenar

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reagon Taulant Balla për zgjedhjen e ish-truprojës së Berishës në Komisionin e Etikës së Futbollit
Rama në emision, Meta dhe Idrizi darkojnë me Luciano Moggin »
Article Logic
Execution time: 0.031298875808716
array(1) { ["section"]=> string(64) "rama-jam-krenar-per-ndertimet-te-liqeni-do-ndertojme-prape-34785" }