Rama: Jam sulmuar nga Shërbimet Sekrete

Publikuar tek: politike, më 22:54 18-02-2015 Rama: Jam sulmuar nga Shërbimet Sekrete

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar Shërbimet Sekrete të Shqipërisë për sulmin e organizuar ndaj tij në mesin e viteve 1990.

I ftuar në emisionin “Le Invasioni” të kanalit italian La7, Rama është pyetur në lidhje me sulmin që është bërë ndaj tij, i cili sipas prezantueses mund t’i kushtonte edhe jetën.  Ramës u përgjigj se sulmi në vitin 1996 erdhi si pasojë aktivitetit të tij dhe disa intelektualëve të tjerë për gjendjen në të cilën ndodhej Shqipëria në atë kohë. Kryeministri tha se nuk janë zbuluar autorët e atij sulmi, por beson se kanë qenë Shërbimet Sekrete të asaj periudhe që fshiheshin pas tij.

Rama ka folur ndër të tjera në emision për lidhjet e forta që ekzistojnë midis Italisë dhe Shqipërisë, duke përmendur faktin se tashmë vendi ynë është kthyer në një destinacion për italianët. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sherr dhe debate në Asamblenë e PS Tepelenë, kandidati rival Redi Rama kërcënon Arben Ahmetajn
Rama: Fjalë inkurajuese të Junckerit, për punën qeverisëse drejt BE-së »
Article Logic
Execution time: 0.055869102478027
array(1) { ["section"]=> string(43) "rama-jam-sulmuar-nga-sherbimet-sekrete-3772" }