Rama jep detaje se sa prona do kthehen: Zgjidhje reale e problemit 25-vjeçar

Publikuar tek: politike, më 14:56 23-03-2016 Rama jep detaje se sa prona do kthehen: Zgjidhje reale e problemit 25-vjeçar

Kreu i qeverisë Edi Rama ka dhënë detaje për zgjidhjen reale të problemit 25-vjeçar të pronës.

“Nesër nis punën Agjencia e re e Trajtimit të Pronës. Fillon lëvrimi me përparësi i 24 milionë dollarëve të parë,  shumë e pakrahasueshme me buxhetin e viteve të shkuara si fond për kompensimin e pronave.

26 mijë vendime, të dhëna ndër vite të tëra me radhë nga Agjencia e Kompensimit të Pronave dhe të bëra kapicë në labirintin e padrejtësive e të korrupsionit me pronën, do të vlerësohen me një çmim.

23 mijë hektarë tokë bujqësore është në dispozicion si fond kompensimi fizik për të gjithë ata pronarë, toka e të cilëve është e zënë.

11 mijë qytetarë të Republikës së Shqipërisë që kanë aplikuar dhe jane zvarritur ndër vite për pronën e tyre, nga nesër do të kenë informacion publik në faqen zyrtare online të Agjencisë së re të Trajtimit të Pronës.

Për të gjithë ata të cilët për një arsye a një tjetër, nuk kanë pasur mundësi të aplikojnë për pronën e tyre, është krijuar një mundësi e re: Një kërkesë me vetëm dy letra. Dy letra nga 30 që kërkoheshin deri më sot! Një dokument origjine dhe një hartë e pretenduar se ku gjendet prona.

Në momentin që paraqiten këto dy letra dhe një kërkesë në Agjencinë e Trajtimin të Pronës, është barra e kësaj Agjencie, të verifikojë gjithçka duhet.

Për herë të parë pas 25 vitesh, qeveria jep një zgjidhje reale për pronarët. Kjo zgjidhje bën të mundur njëherë e mirë sqarimin e çështjes së pronës dhe mbrojtjen e interesave publike, gjithashtu.

Dhe në fund, për të gjithë ata shtetas, prona e të cilëve është e zënë nga ndërtimet pa leje, duke nisur nga nesër fillon kompensimi financiar.

Ky ështe ligji i ri i pronave. Këto janë vendimet e qeverisë që punon papushim për të ndërtuar rrugën e re drejt Shqipërisë së Gjeneratës Tjetër”  ka thënë Rama

Më herët Ministri i drejtësisë Ylli Manjani në një deklarate për shtyp njoftoi se nga nesër do të nisë kompesimi fizik i pronave.

"Nga nesër  do të nisë kthimi i 23 mijë hektarë tokë, ndërsa do të fillojë kompesimi nga fondi prej 24 milion dollarë. Aty ku prona është e lirë do të kthehet dhe të gjithë pronarët që do të preken nga legalizimit do të kompesohen.

Do të sqarohet çështja e pronës por sqarim sipas interesave publike. Shtetas prona e të cilëve iu është zënë prona, kthimi i parave nis që nesër në masën 70%, presim që deri në fund të mandatit të mbyllet edhe 30% deri në fund të përmbylljes së procesit të legalizimit. Kjo për pronarët legjitime angazhim tepërt serioz për ta zgjidhur njëherë e mirë këtë çështje.

Të gjitha vendimet që do të merren do të bëhen publike dhe të gjithë shtetasit që kërkojnë pronën duhet të paraqesin vetëm dy letra dhe kërkesën nga 30 që duheshin më parë”­ deklaroi Manjani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Palët bien dakort: Byroja e Hetimit në varësi të Prokurorisë
Lu: Të arrestohen ‘’të paprekshmit’’. U kërkoj atyre në të djathtë dhe në të majtë të bien dakord për Byronë Kombëtare të Hetimit »
Article Logic
Execution time: 0.017524003982544
array(1) { ["section"]=> string(81) "rama-jep-detaje-se-sa-prona-do-kthehen-zgjidhje-reale-e-problemit-25-vjecar-35806" }