Rama jep lajmin e madh: Ja sa para do jepen për çdo bebe të posalindur nga 1 janari

Publikuar tek: barometri, më 08:19 27-09-2018 Rama jep lajmin e madh: Ja sa para do jepen për çdo bebe të posalindur nga 1 janari

Kryeministri Edi Rama doli sot në konferencë duke dhënë një lajm të madh për bebet e reja që do vijnë në jetë nga 1 janar.

 

Deri tani çdo bebe merrte 50 mijë lekë, por kryeministri tha se kjo shifër do të shumëfishohet.

Kështu, fëmija i parë i çiftit që nga 1 janari, do marri 8-fishin e bonusit, pra 400 mijë lekë, fëmija i dytë 16 fish, pra 800 mijë lekë, dhe fëmija i tretë, 1 milion e 200 mijë lekë. Për fëmijën e katërt dhe të pestë të çiftit, vlen e njëjta shifër si ajo e fëmijës së tretë, pra 1 milion e 200 mijë lekë.

“Këto do shkojnë për të gjithë fëmijët e posalindur në republikën e Shqipërisë. Çdo bebe që lind në maternitetet e Shqipërisë do regjistrohet aty, s’do jetë më e nevojshme për atë procedurë të komplikuar”, deklaroi Rama.

E PLOTË FJALA E RAMËS:

"Jemi këtu për të anncuar një politikë të re që e konsiderojmë një fryt të rëndësishëm dhe të konsiderueshëm në rrugën e vështirë të reformave. Reformat shtetbërëse patjetër që kanë dhimbjet dhe sakrtificat e tyre. Njerëzit e zakonshëm të këtij vendi kanë qenë të vetëdijshëm për domosdoshmërinë e këtyre reformave. Është padiskutim e sigurtë që në fund të ditës njerëzit me të drejtë kërkojnë shumë më tepër.

Jemi gati se na lejojnë llogaritë sot dicka që do ishte e pamendueshme vite më parë. Si rezultat i një diskutimi mbi buxhetin e vitit 2019 ku do kemi fryte të dobishme të reformave, do kemi rritje pagash në arsim, shëndetësi, arsim, ushtri. Do kemi lehtësime të rëndësishme taksash, për një pjesë të konsiderueshme të biznesit që do hyjë në kategorinë e biznesit të vogël dhe sdo konsiderohet më biznes deri në 140 mijë dollarë xhiro në vit. Por më e bukura është ajo që do bëjmë për fëmijët e sapolindur. Në vitet 2000 unë pata lancuar si kryetar bashkie, cekun e bebes 50 mijë lekë të vjetra që mbeti aq sa ishte për shumë e shumë vite dhe u kthye madje në një problem. Ne kishim edhe një borxh prej 5 milion dollarësh për bebet që nuk kishin marrë cekun që u takonte. E shlyem atë borxh.

Si përfundim, asgjë më nuk ka ndryshuar në këtë politikë që sot rikthehet në rtendin e ditës me një shumëfishim për fëmijët e posalindur qysh nga 1 janari. Fëmija i parë që nga 1 janari, do marri 8-fishin e bonusit, pra 400 mijë lekë, fëmija i dytë 16 fish, pra 800 mijë lekë, gfëmija i tretë, 1 milion e 200 mijë lekë. Këto do shkojnë për të gjithë fëmijët e posalindur në republikën e shqipërisë. Cdo bebe që lind në maternitetet e Shqipërisë do regjistrohet aty, s’do jetë më e nevojshme për atë procedurë të komplikuar."

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta takon Donald Trump
»
Article Logic
Execution time: 0.13290596008301
array(1) { ["section"]=> string(89) "rama-jep-lajmin-e-madh-ja-sa-para-do-jepen-per-cdo-bebe-te-posalindur-nga-1-janari-135747" }