Projektligji për shpifjen / Rama: Bëmë një lapsus, në Shqipëri shpifet më shumë se në të gjithë globin

Publikuar tek: politike, më 11:27 30-12-2015 Projektligji për shpifjen / Rama: Bëmë një lapsus, në Shqipëri shpifet më shumë se në të gjithë globin

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot gjatë një konference për media, se sipas tij, kartolina e fundvitit për kamionistët është lajmi pozitiv se shteti italian ka depozituar në Parlament vendimin për heqjen e taksës prej 500 euro ndaj kamionistëve shqiptarë.

“Qeveria italiane bashke me vendimin ka depozituar edhe mbulimin e shumës do t’i hiqet kamionistëve tanë. Është depozituar heqja e taksimit. Jemi në kushtet kur mund të themi me bindje se kemi hyrë në një fazë të projektit tonë të madh të reformave për transformimin e vendit nga kanceri që e kishte kapur dhe po e asfiksonte”, tha Rama.

Taksimi diskriminues (disvolta) ka qenë një problem për të gjithë eksportuesit sidomos ata që punonjë me materiale porositëse me Italinë, të cilëve u është dashur të paguajnë një kosto shtesë. 

Kryeministri Rama tha se për rendin, sigurinë dhe arsimin janë bërë më shumë se ç’janë bërë në 25 vite të mara së bashku.

Rendi dhe siguria

"Është tani më e vërteta se një prej institucioneve më të korruptuara sipas Transparency International është transformuar në një institucion model. Këtë vit e mbyllim me një përgjysmim të vrasjeve dhe rënien e numrit të krimeve ordinere.

Vitin e ardhshëm do të vendosen edhe kamerat e cilësisë së lartë në rrugët e Shqipërisë, të cilat do të jenë një tjetër instrument për të ndjekur nga sallat operative. Pa u zgjatur më tej me shifra dhe duke nënvizuar nevojën që të vazhdojmë më tutje transformimin e trupës, nga një trupë që vazhdon të ketë një moshë mesatare shumë të lartë, njëkohësisht duke rritur edhe kapacitetet e policisë.

Reforma në arsimin e lartë ka qenë një nga reformat më të rëndësishme. Akreditimi dhe renditja sipas preformancës është një tjetër siguri për cilësinë dhe standartet në mësimdhënie."

"Reformat tona kanë gjetur mbështetje popullore, kanë kosto dhe dhimbje por i kanë mbështetur se janë shumë hapa para politikës, interesave për pushtet dhe luftës për pushtet dhe dinë si të lexojnë si duhet interesin e familjes së tyre dhe fëmijëve të tyre.

Fëmijët e tyre të rriten në një vend ku ka shtet, ku funksionjnë institucionet dhe rregullat, nuk jemi ende aty, por jemi qartësisht në atë drejtim. Këtë shqiptarët e dinë, e ndjejnë dhe e mbështesin.

40% për fermerët, 60% normat përfituese, kemi rritur fondin në bujqësi për t’u dhënë mundësi fermerëve të kreditohen, por jo duke I lënë fermerët të shkojnë te bankat dhe të zvarriten. 300 milionë euro në potencë që mund të shfrytëzohen për t’I dhënë një hop sipërmarrjes në fshat.

Është bërë si barcoletë, s’keni bërë një km rrugë, e kundërta është e vërtetë, kemi rindërtuar rrugë të lëna rrugëve. Financojmë projekte dhe rrugë të lëna rrugëve, ndërkohë që kemi investuar 25% më shumë se vjet dhe më shumë se 100% krahasuar se dy vite për të përmirësuar sistemin e infrastrukturës rrugore.

Dy vite më parë nuk shkoje dot në Berat, ishte rrugë e inaguruar, por nëpërmjet një rruge që s’ishte rrugë. Mund t’u sjell shembuj sa të doni."

Projektligji për shpifjen

Kryeministri Edi Rama foli edhe për projektiligjin për shpifjen duke thënë se u keqkuptua ndësa shtoi se në formulimin e këtij projektligji u bë një lapsus.

“Kemi marrë statusin e vendit kandidat. Nuk varet vetëm nga ne, të jemi të qartë, mjafton t’u sjell shembullin e Kosovës. Për çfarë arsye teknike i vonohet? I ka mbyllur çështjet teknike, janë vetëm politike. Është i vetmi popull në gjithë hartën që s’lëviz dot pa marrë vizë. Ishim në diktaturë dhe lëviznin lirisht, janë në shtetin e tyre demokratik dhe janë të izoluar.

E njëjta gjë për procesin tonë. Jemi të bindur se nëse do t’i qëndronim atyre që kishim bërë, negociatat do ishin hapur, por s’ka shumë rëndësi por ato që po bëjmë ne me reformën në drejtësi është kapitulli 23/24 i nevociatave.

Sa i përket shpifjes, miqtë e mi, unë jam i keqardhur që në atë formulim pati një lapsus nga ana jonë dhe u la të kuptohej sikur qëllimi ishte që kriminalizimi i shpifjes të prekte shtypin dhe gazetarët kjo nuk ka qenë asnjëherë pjesë e të menduarit lidhur me këtë çështje.

Nuk shpifet në një ditë në gjithë globin, sa shpifet në Shqipëri, në një ditë të vetme.

Nëse fjala hajdut, fjala kusar, fjala kriminel thueht kaq shpesh, atëherë kjo fjalë humbet peshën e saj dhe e vështirëson luftën reale ndaj korrupsionit.”

Mjekësia

"Lajmi i ri dhe lajmi i mirë tek shëndetësia është se vitin e ardhshëm fillon shërbimi shëndetësor falas tek mjeku i familjes. Nuk do të ketë më asnjë tarifë, asnjë pagesë për mjekun e familjes. Bazuar tek projekti ynë i madh kombëtar i check-up-it falas për 870 mijë qytetarë të moshës 40-65 vjeç që e përfitojnë këtë kontroll shëndetësor çdo vit, ne iu kemi kursyer qytetarëve 45 milionë dollarë.
Këtë shifër ta shënojnë dhe ta mbajnë mend mirë të gjithë ata që janë vërsulur në mënyrë barbare kundër këtij projekti dhe që e kanë përfshirë në listën e shënjestrave për të gjuajtur  me baltë. Nga ana tjetër, për herë të parë kemi vendosur bazën për të pasur atë që çdo shtet normal e ka prej shekujsh apo prej dekadash, atë që ne na mungon; një panoramë të gjendjes shëndetësore të popullsisë dhe një instrument për të identifikuar në kohë probleme që janë në zhvillim dhe që mund të parandalohen dhe për të përcaktuar edhe gjithë profilin e politikave dhe shpenzimeve në shëndetësi.
Nuk po zgjatem me çmime te barnave që janë konsoliduar përfundimisht në minus 30%, krahasuar me dy vite më parë, dhe një ulje prej të cilës përfitojnë drejtpërdrejtë qytetarët, ashtu sikundër përfitojnë dhe 70 milion dollarë, ose 100 dollarë për familje nga heqja e taksës për ilaçe. Dy vjet më parë taksohej çdo aspirinë. Këto janë para që ne kemi parapëlqyer ti lëmë në xhepat e qytetarëve dhe jo ti marrim me taksa në buxhetin e shtetit. Ka një gamë të tillë masash lehtësuese që kanë rritur fuqinë blerëse të qytetarëve dhe sigurisht kanë ulur masën e parave të mbledhura në buxhetin e shtetit.
Dua të nënvizoj dhe një fakt tjetër të panjohur, që gjatë këtij viti është forcuar shërbimi i urgjencës. Mbetet një sfidë shumë e madhe, pasi kemi ende një urgjencë shumë të prapambetur. Kemi kryer 400 fluturime shpëtimi më shumë se sa në vitin e kaluar apo në vitet e tjera që as nuk mund të bëjmë asnjë krahasim."

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohen foto të reja të darkës kryeministrore, çfarë nuk u pa në ekran, Rama në objektivin e aparatit me "bosët" e medias
Rama: Reforma në Drejtësi duhet të shkaktojë tërmet. Ata që dalin të larë nga vrasjet lejojnë të vidhet populli »
Article Logic
Execution time: 0.027055978775024
array(1) { ["section"]=> string(89) "rama-jep-lajmin-e-mire-te-heqjes-se-takses-per-transportuesit-shqiptare-te-mallrave-28850" }