Rama jep shpjegime në Kuvend: Rënien në raportin e BB e kishim paralajmëruar, shkak bllokimi i lejeve të ndërtimit

Publikuar tek: politike, më 13:11 29-10-2015 Rama jep shpjegime në Kuvend: Rënien në raportin e BB e kishim paralajmëruar, shkak bllokimi i lejeve të ndërtimit

Kryeministri Rama ka dhënë shpjegime sot në Kuvend lidhur me raportin e Bankës Botërore ku Shqipëria ra 35 vende nga klasifikimi. Rama tha se një gjë e tillë ishte paralajmëruar dhe se kjo erdhi si rezultat i vendimit të qeverisë për bllokimin e lejeve të ndërtimit.

“Lidhur me raportin Doing Business ne e kemi paralajmëruar. Nuk është ndonjë vështirësi e madhe për të kuptuar se mund ta fitosh apo humbësh një pozicion.

Bllokimi i lejeve të ndërtimit është një vendim i yni që ka sjellë gjithë atë rënie në klasifikim që në gjykimin tonë është i rikuperueshëm por rezultati që kemi marrë është i pakrahasueshëm me humbjen që kemi marrë me këto pozicione. Është legjitime që mbi këtë të bëhet politikë. Ju s’keni qenë asnjëherë dakort me politikat tona dhe bëni mirë që kapeni me raportin  e BB po ose të gjitha raportet merrini pika referimi ose lerini raportet se po Banka Botërore në vjeshtën e vitit të shkuar ka thënë që ekonomia shqiptare vazhdonn  të rritet”, tha Rama nga foltorja duke cituar edhe shifrat e të gjitha aksioneve që ka ndërmarrë qeveria deri më tani sa i takon evazorëve.

“Ju që i qani hallin bizneseve duhet ta dini se si portofol xhiroje në vetëm 45 ditë kemi një rritje 85 përqind në krahasim me vitin e shkuar”, tha Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Jozefina Topalli merret me kaubojsin e parlamentit: Ç’lidhje ka ai me politikën?
Rama për makinat e luksit: Po kursejmë, Jaguari më i lirë se Volkswageni e Mercedezi »
Article Logic
Execution time: 0.024711847305298
array(1) { ["section"]=> string(118) "rama-jep-shpjegime-ne-kuvend-renien-ne-raportin-e-bb-e-kishim-paralajmeruar-shkak-bllokimi-i-lejeve-te-ndertimit-24233" }