Rama ka gati 5 projektet që do i paraqesë Merkelit në Samitin e Vjenës

Publikuar tek: ekonomi, më 22:35 19-08-2015 Rama ka gati 5 projektet që do i paraqesë Merkelit në Samitin e Vjenës

Më 26 gusht do të zhvillohet në Vjenë të Austrisë samiti i rradhës i mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili pason atë të Berlinit vitin e kaluar.

Në këtë samit do të marrin pjesë kryeministrat e shtatë vendeve ballkanike. Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnje-Hercegovina dhe Kroacia do të përfaqësohen në Vjenë me kryeministrat e tyre.

Të pranishëm në samit do të jenë gjithashtu kancelari i Austrisë Ëerner Faymann dhe ajo e Gjermanisë Angela Merkel.

Gjatë takimit vendet e Ballkanit do të paraqesin projektet e përbashkëta infrastrukturore dhe ato individuale, për të cilat kërkojnë financime nga Bashkimi Europian.

Ora Neës raporton se kryeministri shqiptar Edi Rama do të prezantojë në samit 5 projekte të rëndësishme infrastrukturore me interes strategjik për Shqipërinë dhe rajonin.

1. Korridori Veri-Jug (Pjesë e Autostradës Adriatiko-Ioniane)

Një projekt që kërkon një fond prej prej 865 milionë Euro, dhe për të cilin është ngritur një grup i përbashkët pune shqiptaro – malazez për të përcaktuar aplikimin për studimin e fizibilitetit për Korridorin Adriatiko – Jonian,

2. Korridori Perëndim-Lindje (Pjesë e Korridorit VIII)

Kosto e llogaritur paraprakisht nga ARRSH për plotësimin me standard 4 korsi të këtij segmenti është rreth 400 milionë Euro.

3. Linja Hekurudhore Bajzë-Tiranë

Kosto e llogaritur paraprakisht për rinovimin me standarde të kësaj hekurudhe është rreth 182 milionë Euro.

4. Linja Hekurudhore Durrës-Lin-Pogradec

Ky është segmenti më i përfolur përgjatë gjithë takimeve në kuadër të procesit të Berlinit. Ka pasur një kundërshti për përfshirjen e këtij segmenti në rrjetin bazë të transportit hekurudhor, me arsyetimin se një gjatësi prej 60 km në territorin Maqedonas nuk është realist për tu plotësuar brenda 2030.

5. Linja Hekurudhore Durrës-Vlorë

Kjo linjë nuk ka qenë më herët pjesë e diskutimeve në kuadër të procesit të Berlinit .

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0348219871521
array(1) { ["section"]=> string(76) "rama-ka-gati-5-projektet-qe-do-i-paraqese-merkelit-ne-samitin-e-vjenes-18749" }