“Rama ka qejf të bëjë plazh lakuriq... më mirë brekët e Violeta Manushit”, Kryemadhi shkrin deputetët e LSI, sikletos gazetarët

Publikuar tek: politike, më 13:03 13-03-2018 “Rama ka qejf të bëjë plazh lakuriq... më mirë brekët e Violeta Manushit”, Kryemadhi shkrin deputetët e LSI, sikletos gazetarët Monika Kryemadhi në daljen para gazetarëve

E bujshme kjo dalje e kryetares së LSI Monika Kryemadhi për gazetarët, jo vetëm për shkak të mungesës së gjatë por edhe për deklaratat pa “doreza”.

Pyetur për projektin e Teatrit Kombëtar prezantuar dje nga kryeministri Edi Rama, Kryemadhi tha se kjo është çështje shijesh duke kujtuar edhe fotot nudo të kryeministrit.

“Kjo është çështje shijesh. Kryeministrit i pëlqen të bëjë edhe plazh nudo përshembull. Unë s’kam parëq ndonjë nga LSI të bëjë plazh lakuriq” (Vasili e Gjosha qeshin, gazetarët ulin kokën).

“Më mirë një Teatër Kombëtar që pasyqrojnë brekët e Violeta Manushit se sa vizat e bardha të kokainës”, sulmoi më tej Ramën Kryemadhi ndërsa u tha gazetarëve në fund, që mos shqetësoheshin për mungesën e saj pasi kjo është edhe një lloj strategjie.

“Edhe mos u shqetësoni për mungesën time se kjo është një lloj stargjie që ka ndejkur LSI për ti dhënë hapësira të rinjve e figurave të tjera në parti”, përmbylli kryetarja e LSI.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E BUJSHME/ Zyrtari i DASH shmang Tiranën zyrtare ( Zbardhet AXHENDA dhe LËVIZJET)
Monika Kryemadhi zbulon LETRËN që s’e ka bërë publike: Çfarë i kërkova komisionerit Hahn »
Article Logic
Execution time: 0.024478912353516
array(1) { ["section"]=> string(127) "rama-ka-qejf-te-beje-plazh-lakuriq-me-mire-breket-e-violeta-manushit-kryemadhi-shkrin-deputetet-e-lsi-sikletos-gazetaret-113108" }