Rama: Kadare e çoi shqipen në maja të pashkelura më parë, mirënjohje e respekt

Publikuar tek: politike, më 10:00 03-01-2016 Rama: Kadare e çoi shqipen në maja të pashkelura më parë, mirënjohje e respekt

Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare mori urdhrin më të lartë të Francës ‘’Komandant i Legjionit të Nderit”. Për këtë kryeministri Edi Rama i ka shprehur mirënjohjen dhe respektin e tij shkrimtarit.

“MIRËNJOHJE E RESPEKT PËR ISMAIL KADARENË Në hyrje të 2016-ës që përkon edhe me vitin e 80 vjetorit të shkrimtarit tonë botërisht të mirënjohur, Presidenti François Hollande e ngriti Ismail Kadarenë në gradën më sipërore të Urdhërit të Legjionit të Nderit, dekorata më e lartë e Francës! Urime nga zemra me mirënjohje e respekt, shkrimtarit që e ka çuar gjuhën shqipe në maja të pashkelura më parë dhe e ka bërë veprën e tij, të lexohet e të admirohet në plot gjuhë të botës”, shkruan Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Spartak Ngjela bën humor të zi me ministrin e LSI-së
8 viktima në 2 ditë, Alibeaj bën bilancin dhe rendit secilën nga ngjarjet »
Article Logic
Execution time: 0.019212007522583
array(1) { ["section"]=> string(82) "rama-kadare-e-coi-shqipen-ne-maja-te-pashkelura-me-pare-mirenjohje-e-respekt-29051" }