Rama:Kamerat dixhitale, sy objektiv kundër krimit

Publikuar tek: politike, më 12:17 02-02-2016 Rama:Kamerat dixhitale, sy objektiv kundër krimit

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kanë prezantuar sot kamerat dixhitale që do qëndrojnë në trupin e çdo polici.

Të dy e kanë parë si një mënyrë për transparencë të punonjësve dhe një mënyrë për të luftuar krimin.

“Kamera e trupit i bën të monitorueshëm në çdo sekondë të kryerjes së detyrës, në çdo aspekt, ndaj çdo sjelljeje apo veprim. Ky është një angazhim i pandashëm nga angazhimi i përditshëm, na jep mundësi që si një vend jo shumë i zhvilluar të bëjmë një kapërcim epokal, të realizojmë një marrëdhënie shumë më cilësore mes policisë dhe qytetarëve për të realizuar një betejë të përditshme, shumë më cilësore. Kundër krimit të organizuar, korrupsionit apo shkeljes së ligjit, së treti për të ngritur në mënyrë më të shpejtë vetëdijen e çdo efektivi policie.

Ky është programi i revolucionit teknologjik në policinë e shtetit, mundësi për transparencë të plotë, transparenca i jep mundësi drejtuesve, punonjësve, komuniteteve të lexojnë çdo aspekt të kësaj veprimtarie. Një polic që nuk ka dallim me ato të BE-së”, tha Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Doda-deputetes socialiste që mbështet Blushin: Ke rrugë të vështirë
Edi Rama siç nuk e keni parë, ndez cigaren dhe u shpjegon disa gjëra deputetëve të tij. A ka lidhje me Blushin? (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.017886877059937
array(1) { ["section"]=> string(54) "rama-kamerat-dixhitale-sy-objektiv-kunder-krimit-31550" }