Rama kap lapsusin e ministrit të tij, e korrigjon "live" në konferencë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:57 11-01-2016 Rama kap lapsusin e ministrit të tij, e korrigjon

Kryeministri Rama është duke mbajtur një fjalim të gjatë nga ku ka komunikuar dy ndërhyrje madhore, siç i quajti ai: Moratoriumin 10 vjeçar të pyjeve dhe paketën e ndëshkimit të krimit mjedisor. Duke folur për masat dhe ndërhyrjet e qeverisë kryeministri kapi lapsusin e ministrit të Mjedisit Lefter Koka, dhe e korrigjoi “live” në konferencë.

“Ministri bëri një lapsus, tha vitin e ardhshëm do kemi gati kamerat në trup. Në fakt i kemi gati tani por ministri ishte ende në efektin e kapërcimit të viteve dhe meqë jemi duke punuar prej dy vitesh për këtë ministrit ju duk jo afër”, tha Rama duke iu referuar kamerave që do instalohen në trupat e inspektorëve në kuadër të ndëshkimit dhe marrjes së masave ndaj krimeve të mjedisit.

LEXO EDHE:  Rama me zor po pret seancën në Kuvend, do bëjë dy ndërhyrje madhore

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021139860153198
array(1) { ["section"]=> string(73) "rama-kap-lapsusin-e-ministrit-te-tij-e-korrigjon-live-ne-konference-29685" }