Rama: Kë marrin për budalla ata të SHQUP-it?! Po i drejton ‘’fundi i bishtit të kavallit’’

Publikuar tek: politike, më 12:27 31-05-2015 Rama: Kë marrin për budalla ata të SHQUP-it?! Po i drejton ‘’fundi i bishtit të kavallit’’ Edi Rama

Nga Vlora sot Edi Rama ka sulmuar Partinë Demokratike dhe kryetarin e saj, duke thënë se po i drejton ‘’fundi i bishtit të kavallit”. Sipas kryeministrit ‘’duhet të jesh budalla që të besosh se po i dhe votat PD-së, do fshihen politikat e qeverisë’’. Rama u ka kujtuar atyre edhe vitin 1997, kur një pjesë e banorëve humbën pasurinë në firmat piramidale.

“Duhet të jesh budalla se të besosh që në 21 qershor po u dhe votat atyre, politikat e qeverisë do fshihen me një të rënë të lapsit. Atyre po u shterojnë votat. Po u shterojnë votat tani që erdhi vera se i kanë më pak se në dimër. Kë marrin për budalla ata?! Se panë qytetarët 8 vitet e kaluara? Ata s’janë distancuar nga ajo politikë. Në fakt janë bishti i asaj politike. Fundi i bishtit të kavallit drejton PD-në. T’I çosh votat atje, është njësoj si t’i çosh votat te Rrapua! Punë dhe Dinjitet!! Punë nga kush? E lanë Shqipërinë të zhytur në borxhe, dhe thonë dinjitet, çfarë dinjiteti, ku policët vinin kapelen mbrapsht dhe hanin fara kungulli. Ku shtynin më shumë ata makinën se makina ata.”, tha sot Rama.

Sipas tij PD-ja është xheloze për punët e qeverisë.

“Jo po na doli rëra me radioaktivitet, nëse nuk reziston ndonjë gjë në rërë është gjarpri. Ju e dini. Lungomare ka patur 3 projekte, 2 nga qeveria  shqiptare që kanë patur të bëjnë me zgjerimin dhe gjelbërimin dhe 1 nga BE-ja lidhur me infrastrukturën. BE-ja ka procedura që zgjasin shumë më tepër. Brenda pak kohe do fillojë dhe pjesa e tretë e projektit, një vijë bregdetare e Vlorës që nuk do ketë jo dallim, po asgjë për t’u patur zili nga vijat bregdetare të Mesdheut.

Rama u ka thënë banorëve të Vlorës që të votojnë kandidatin Dritan Leli, duke u garantuar se do ketë marrëdhënie shumë të mira me të duke e quajtur ‘’doktor’’, në shenjë respekti për profesionin e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD: Klinika e Kosovës me leje, e firmosi Rama. Veliaj: Atëherë pse kërkoi legalizim?
Veliaj me ekspertin anglez: Projekt për rihapjen e Kopshtit Zoologjik »
Article Logic
Execution time: 0.030658006668091
array(1) { ["section"]=> string(89) "rama-ke-marrin-per-budalla-ata-te-shqup-it-po-i-drejton-fundi-i-bishtit-te-kavallit-12339" }