Rama: Kemi punësuar 82 mijë persona më shumë

Publikuar tek: politike, më 08:57 12-03-2015 Rama: Kemi punësuar 82 mijë  persona më shumë Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ditën e sotme të japë ‘’lajmin e mirë’’ cilësuar nga ai vetë, që i vjen nga anketa e forcave të punës së INSTAT-it. Sipas Ramës, numri i të punësuarve është rritur me 82.629 persona dhe duket se shkalla më e lartë e punësimit është tek forca punëtore me arsim profesional me 65.5%, pasuar nga ata me arsim të lartë 64.9%.

Sipas Ramës këto shifra janë shenjta të qarta të rritjes së besimit dhe shpresës tek punëkërkuesit.

“Numri i personave në moshë 15-64 vjeç jashtë tregut të punës ka rënë me 105.113, shenjë e qartë e rritjes së besimit dhe shpresës se gjendet punë. Në terma vjetorë, punësimi u rrit me 8,5 % krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2013.”, shkruan Rama.

Sipas kryeministrit edhe industria përpunuese dhe sektori I ndërtimit patën një rrithe të ndjeshme.

“Industria përpunuese, aktivitetet e shërbimeve të tregut dhe sektori i ndërtimit patën rritjen më të ndjeshme të të punësuarve me përkatësisht 27,4 %, 14,8 % dhe 14,6 %.”, përfundon Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Doshi kërkon hetues ndërkombëtar për çështjen e tij
Francezët: Mos shkoni në protestë, nuk i dihet si përfundon »
Article Logic
Execution time: 0.0328369140625
array(1) { ["section"]=> string(48) "rama-kemi-punesuar-82-mije-persona-me-shume-5620" }