“Rama kërcënoi Metën, burg ose eleminim politik”

Publikuar tek: politike, më 19:19 28-01-2016 “Rama kërcënoi Metën, burg ose eleminim politik”

Deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Islami e ka komentuar fjalën e kryeministrit Edi Rama të mbajtur në Kuvend, si një sulm të hapur ndaj Ilir Metës.

Sipas Islamit, Rama e ka kërcënuar aleatin e tij në qeveri se nëse bllokon reformën në drejtësi atëherë do të ndëshkohet në zgjedhjet e parakohshme. Deputeti demokrat nga ana tjetër thekson se me këtë reformë Rama kërkon të kapë drejtësinë dhe sërish qëllimi është të fusë në burg Metën.

“Edi Rama kërcënon ashpërsisht sot në Kuvend Metën, duke deklaruar se nëse ai bllokon reformën e drejtësisë do të ndëshkohet në zgjedhje...pra Rama po përgatitet për të sulmuar në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme Metën... Pra Rama deklaron se ose reforma e drejtësisë do të çojë në kontrollin e drejtësisë prej tij për të futur në burg Meten ose ai do të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme për të eleminuar politikisht LSI... Pra nën efektin e drogës ( i kërkoj Ramës të kryejë testin e drogës për të provuar të kundërtën) pamë sot në parlament një sulm kundër Metës për ta ndëshkuar atë me burg ose politikisht”, shkruan Kastriot Islami. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha në Bruksel, merr pjesë në takimin e partive të djathta
Ndocaj flet për mundësinë e kandidimit për kreun e PS: Askush të mos e ketë fobi »
Article Logic
Execution time: 0.025578022003174
array(1) { ["section"]=> string(51) "rama-kercenoi-meten-burg-ose-eleminim-politik-31192" }