Rama “kërcënon” Topallin në Kuvend: Jozefinë, je në hall mos më bëj t’i them me emra këtu. Mos ma bëj me gisht që të ndaloj! Mos më ngacmo!

Publikuar tek: politike, më 12:59 11-02-2016 Rama “kërcënon” Topallin në Kuvend: Jozefinë, je në hall mos më bëj t’i them me emra këtu. Mos ma bëj me gisht që të ndaloj! Mos më ngacmo!

Replikat e forta mes kryeministrit Edi Rama dhe ish kryeministrit Berisha shkëmbyer nga Kuvendi kanë provokuar edhe reagimin e ish kryeparlamentares Jozefina Topalli e cila më pas është përballur nga “kërcënimi” i Ramës që i kërkoi mos ndërhynte në të kundër do i thoshte me emra personat që sipas Ramës, deputetja takon dhe u ankohet për Lulzim Bashën. Rama e cilësoi këtë të fundit si “administratorin e kopështit pa drekë”.

Rama-Topallit: Dihet botërisht çfarë mendimi ke ti për adminstratorin e kopështit, ti e di ç’po heq dhe ti e di si po mbahesh. Ngado ku shkon e këdo që takon u thua. Po them një gjë që ti e thua, mos më bëj të them me emra cfarë u thua ti këtyre që takon për administratorin e kopështit pa drekë.

(Topalli flet nga vendi por nuk dëgjohet në mikrofon)

Rama: Mos më bëj me shenjë  që të ndaloj, mos më ngacmo, Jozefinë.

Çfarë ndodhi para se të ndërhynte Topalli...

Pas fjalës së ish kryeministrit Sali Berisha mbajtur nga foltorja e Kuvendit, menjëherë fjalën e kërkoi kryeministri Edi Rama i cili sqaroi vizitën e sekretarit amerikan të shtetit në Tiranë, John Kerry.

Rama nuk harroi ta ironizojë Berishën për partinë e tij apo kreun e opozitës që kryeministri e cilësoi si birin politik të Berishës” duke i kërkuar këtij të fundit “mos ta lerë vetëm”.

“Nuk është faji jonë që e ke bërë partinë si kpësht pa drekë që ke vënë aty dikë që kur e lë vetëm s’di ca thotë i shkreti se njëherë kupton njëherë s’kupton. Çfarë keni thënë javën e kaluar e keni ngrënë komplet këtë javë.

(Berisha teshtin)

Rama: Shëndet!

“Po thoni atë që kemi thënë ne kështu që mirë do ishte që një qëndrim serioz për t’i dhënë fund kësaj farse të madhe që e keni orkestruar vetë dhe në fund ju nxorri kaq gënjeshtar e të çliruar vidash ta mbani.

Sa i përket vizitës së sekretarit amerikan të shtetit the gjëra të pavërteta. Vizita ishte planifikuar të bëhej në fund të vitit të shkuar  në kuadër të vizitave rajonale dhe stacioni i Shqipërisë që ishte stacioni përfundimtar u anullua për shkak të impenjimeve të sekretarit në negociatat me Iranin dhe ndryshe nga cfarë i propaganduat ju në mënyrën më të paturshmeshqiptarëve që vizitoi gjithë rajonin dhe bojkotoi vendin e oligarkëve të Tiranës, impenjimi ishte i qartë dhe po të sqaroj jo ty se ti e di mirë vetëm ti mund të mbash fjalime që flet dhe për Nexhmijen dhe John Kerryn, nuk ka asnjë problem mes nesh dhe Shteteve të Bashkuara edhe në kuadrin ekonomik me rajonin dhe marrëveshjes së ngushtë të shqip me shba që kanë firmosur marrëveshjen e partneritetit stategjik.

Të lutem mos gënje, gënje për çështje lokale, mos gënje për çështje globale .

Nuk të ndaloj të gënjesh se gënjeshtrën e ke profesion, gënje për punët e brendshme por mos gënje për marrëdhëniet ndërkombëtare se është turp kjo është një gënjeshtër qesharake s’kemi bërë asnjë devijim vote dhe qëndrimesh për SHBA.

Ku do të dalësh me këto se më kujtove debilosjen për atë sekretarin e partisë tënde nuk e kisha dëgjuar këtë termin por duke e dëgjuar nga goja jote filloi të më ngjallte kureshtje. Pse e bën këtë? I kujton shqiptarët dele.

Gënje sa të duash për punët e kopështit pa drekë, gënje sa të duash për të mbuluar mungesën e kapaciteveteve të birit tënd politk, merre në takim me partnerët po mos e ler më vetëm se të turpëroi dhe ty. Mjafton turpi që i krijon vetes vetë jo më të mbash dhe turpin e atij.

(Replikon Berisha, ndërhyn Topalli nga vendi)

Rama-Topallit: Dihet botërisht çfarë mendimi ke ti për adminstratorin e kopështit, ti e di ç’po heq dhe ti e di si po mbahesh. Ngado ku shkon e këdo që takon u thua. Po them një gjë që ti e thua, mos më bëj të them me emra cfarë u thua ti këtyre që takon për administratorin e kopështit pa drekë . Mos më bëj me shenjë  që të ndaloj, mos më ngacmo, Jozefinë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha i përgjigjet Peleshit: More ushtrinë e Papulëve dhe Carapulëve, s’ke bërë asgjë për Korçën
Christian Lange për Reformën në drejtësi: Konsesus e vetëm konsesus! Mos jini dritëshkurtër »
Article Logic
Execution time: 0.039021015167236
array(1) { ["section"]=> string(138) "rama-kercenon-topallin-ne-kuvend-jozefine-je-ne-hall-mos-me-bej-t-i-them-me-emra-ketu-mos-ma-bej-me-gisht-qe-te-ndaloj-mos-me-ngacmo-32303" }