Rama kërkon ndjesë për propozimin e nenit për shpifjen: Një keqkuptim i madh. Dënimi është për politikanët jo për median

Publikuar tek: politike, më 09:46 12-11-2015 Rama kërkon ndjesë për propozimin e nenit për shpifjen: Një keqkuptim i madh. Dënimi është për politikanët jo për median

Kryeministri Rama pas propozimit për ashpërsimin e nenit në Kodin Penal në lidhje me shpifjen, ka sqaruar opinionin publik dhe median përmes statuseve të njëpasnjëshme duke kërkuar edhe ndjesë për keqkuptimin sipas tij.

Sipas asaj që thotë kryeministri, në fakt ky ndryshim nuk do të prekë gazetarët e mediave por politikanët të cilët shpesh i kemi parë të shpërthejnë në akuza publike gje për cilën janë përballur në dyert e gjykateve.

“Asnjë lidhje me shtypin kriminalizimi i shpifjes! Jo, shpifja duhet të jete veper penale për çdo politikan që paguhet me taksat e popullit!”, shkruan Rama nga Facebook. Rama ka pasuar me një postim të dytë vetëm disa minuta më pas duke sqaruar sërish: "Eshtë koha që kjo shoqëri të përballet hapur me kulturën e shpifjes! Populli nuk na zgjedh dhe nuk na paguan me taksat e tij për të shpifur", shkruan kryeministri. Ai nuk u mjaftua me kaq por publikoi edhe një status të tretë ku kërkon ndjesë për keqkuptimin.

"Edhe neni përkatës duhet të reflektojë këtë qëllim që e kam shprehur publikisht me kohë. Ndjesë që ka hapur shteg për një keqkuptim të madh!"

neni.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputetja e LSI kundërshton Ramën: E bindur që edhe partia ime do e bëjë
Ilir Meta komenton nenin për ''Shpifjen'': Do ketë reflektim besoj »
Article Logic
Execution time: 0.041993141174316
array(1) { ["section"]=> string(124) "rama-kerkon-ndjese-per-propozimin-e-nenit-per-shpifjen-nje-keqkuptim-i-madh-denimi-eshte-per-politikanet-jo-per-median-25231" }