Rama kërkon paqe me Kokëdhimën?

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:40 30-09-2016 Rama kërkon paqe me Kokëdhimën?

Dy ministra të besuar të Edi Ramës, Ditmir Bushati dhe Damian Gjiknuri ka lënë punimet e Kuvendit, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, për t’u takuar me ish-deputetin e PS-së, Koço Kokëdhimën.

Takimi është zhvilluar ditën e djeshme jashtë kryeqytetit, në një prej lokaleve të autostradës që lidh Tiranën me Durrësin, raporton Newsbomb.al.

Që kur Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin e deputetit, Kokëdhima është larguar dukshëm me Ramën. Gazeta që ai drejton ka mbajtur qëndrim shumë kritik ndaj disa nismave të qeverisë dhe rasti i fundit është kundërshtimi që po i bën ligjit të importit të plehrave.

Edhe pse jashtë Kuvendit, Koço Kokëdhima nuk ka qëndruar larg politikës, ndoshta është kjo arsyeja përse Rama ka dërguar dy ministrat e tij për të biseduar me ish-deputetin, gjthmonë nëse takimi është zhvilluar me bekimin e kryeministrit, i cili dje në Kuvend ka debatuar ashpër pë ligjin e importit të plehrave.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mori 18 mijë euro ryshfet, shpallet në kërkim oficeri Fatos Lushi, pezullohet prokurori Ardian Braho
Sot protesta, Aleanca Kundër Importit të Plehrave reagon ashpër kundër Ambasadës Amerikane: Korrigjoni deklaratën, protestën e organizojmë ne »
Article Logic
Execution time: 0.012902021408081
array(1) { ["section"]=> string(36) "rama-kerkon-paqe-me-kokedhimen-54588" }