Rama kërkon ta dëgjojmë mirë, publikon listën e plehrave që do importohen në Shqipëri

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:38 23-09-2016 Rama kërkon ta dëgjojmë mirë, publikon listën e plehrave që do importohen në Shqipëri

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetin social Facebookm listën e mbetjeve që do të importohen në Shqipëri.

“Ja të vetmet artikuj që lejohen të importohen për riciklinm”, shkruan kryeministri a thua se këto janë hiçgjë. "Grykëderdhjet e lumenjve janë mbingopur nga mbetjet plastike. Mbaruan mbetjet tona plastike zoti kryeministër që do importohen nga jashtë ?", e pyesin qytetarët Ramën.

LISTA:

1- Letra

2-plastika

3-alumin

4-mbetje druri

Bashkangjitur listës Rama shkruan:

“Zhurma e orkestruar e atyre që duan të nxjerrin përfitime politike duke trembur njerëzit dhe e atyre që nuk duan të dëgjojnë po vetëm të flasin, është edhe këtë herë një thikë e cila u ngulet pabesisht në tru njerëzve që për shkak të tmerreve e poshtërsive që kanë parë apo pësuar në të shkuarën, e dëgjojnë këtë kor zhurmaxhinjsh profesionistë!

Ligji i votuar mbrëmë nuk ka asnjë lidhje me plehrat ogurzeza, po është vetëm një hap i natyrshëm dhe i domosdoshëm për të normalizuar situatën ligjore në lidhje me riciklimin e mbetjeve të listës së gjelbërt të Bashkimit Europian; për të fuqizuar industrinë e lehtë të riciklimit me qëllim rritjen e përpunimit edhe të mbetjeve të vendit.

Dëgjojeni mirë: Falimentimi i kësaj industrie sot, do të thoshte një Shqipëri më e ndotur nesër! Jo më kot e gjithë pjesa e shëndoshë e specialistëve të mjedisit dhe e ambientalistëve që pasion ka mjedisin jo protestat pa arsye, kanë dhënë kontribut në hartimin e ligjit dhe e mbështesin atë.

Të tjerat janë broçkullat e radhës që dalin nga kazani i politikës së ulët të interesave të atyre që donin të digjnin në Shqipëri, plehrat e importit!”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034832000732422
array(1) { ["section"]=> string(90) "rama-kerkon-ta-degjojme-mire-publikon-listen-e-plehrave-qe-do-importohen-ne-shqiperi-53875" }