Rama: ‘’Këtu do jemi, do t’i gëlltisni të gjitha!...Fletërrufetë kundër policisë? Publiciteti më i mirë’’

Publikuar tek: politike, më 11:52 04-02-2016 Rama: ‘’Këtu do jemi, do t’i gëlltisni të gjitha!...Fletërrufetë kundër policisë? Publiciteti më i mirë’’

Edi Rama ndryshe nga zakonisht çdo të enjte, ka folur shkurt në fjalën e tij të parë në Kuvend. Më shumë se një fjalim i përgatitur, kryeministri ka patur një përgjigje aty për aty për deputetët e opozitës lidhur me Byronë Kombëtare të  Hetimit.

Dhe sigurisht ka përsëritur mesazhin e vet para të gjithë deputetëve, edhe të LSI-së: "Kush nuk miraton Reformën në Drejtësi do përvëlohet para se të shkojë para popullit në votime!''

“Për Byronë e kemi mbaruar punën, por ne nuk jetojmë në hënë dhe e dimë se ka një proces të Reformës në Drejtësi dhe nuk mund të anashkalojmë gjithçka.

Këtu do jemi, do t’i gëlltisni të gjitha!

Sa për policinë, që bëni fletë-rrufe, ta dini se është publiciteti më i mirë. Propagaganda juaj është një farsë, banalitet, po një gjë mos harroni, çdo ditë një sharje për policinë, i bëni kontribut real fytyrës suaj të dalë boje si Parti Demokratike’’, tha Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tahiri falenderon ironikisht opozitën, i numëron një nga një zyrtarët e korruptuar. Paloka: Na fol për kamerat e policisë në Elbasan
Paloka-Tahirit: Përgjigjiu akuzës së Prokurorit Llalla për bandat e Durrësit që janë të lidhura me zyrtarë të lartë »
Article Logic
Execution time: 0.27845191955566
array(1) { ["section"]=> string(101) "rama-ketu-do-jemi-do-t-i-gelltisni-te-gjitha-fleterrufete-kunder-policise-publiciteti-me-i-mire-31717" }