Rama komenton foton e njohur me makarona, tregon historinë e saj

Publikuar tek: fcb-bomb, më 23:41 29-01-2016 Rama komenton foton e njohur me makarona, tregon historinë e saj

I ftuar në emisionin “6 ditë pa Ermalin” në Digitalb, kryeministri Edi Rama ka folur ndër të tjera edhe për foton njohur të tij me makarona. Rama ka treguar se ajo foto është shkrepur në vitin 1993 kur ai ishte  refugjat në Francë.

“Në vitet 1993 ne ishim nje grup i madh shqiptarësh në Francë, si refugjtë. Në mencën ku shkonim ne, shërbenin disa vullnetarë dhe na sillnin pjata franceze. Ne protestuam se vdiqëm për të ngrënë, ishim bërë si “Lulëkuqet mbi mure”. Fillojmë të protestojmë me parullën: Duam mish e makarona! Me në fund na i sollën dhe kjo foto është bërë në këtë kontekst: Uria e refugjateve. Sa i përket kapuçint e kam vënë në shenjë solidarizimi me Bosnjen-Hercegovinën ku po luftohej në atë kohe dhe bota ishte indifirente. Ai është një kapuç mysliman për të treguar se duhen kthyer sytë nga ai popull”, tha Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024230003356934
array(1) { ["section"]=> string(69) "rama-komenton-foton-e-njohur-me-makarona-tregon-historine-e-saj-31296" }