Rama komenton intervistën e Nadeem Ilahit: FMN-ja, zë i pavarur për ecurinë e ekonomisë

Publikuar tek: politike, më 12:27 25-02-2015 Rama komenton intervistën e Nadeem Ilahit: FMN-ja, zë i pavarur për ecurinë e ekonomisë Edi Rama

Edi Rama ka sjellë në vëmendje të qytetarëve që drejton komentet që ka bërë Fondi Monetar Ndërkombëtar mbi ekonominë shqiptare. Kryeministri komenton intervistën e drejtuesit të Misionit të FMN-së në Tiranë, Nadeem Ilah, për të cilin thotë se është ‘’një zë i pavarur’’ që vlerëson ecurinë e ekonomisë në Shqipëri.

“Lidhur me korrupsionin dhe perceptimin për nivelin e tij në Shqipëri, Ilahi e konsideron si fenomen që vjen nga qeverisja jo e mirë, nga mungesa e transparencës dhe e profesionalizmit, të gjitha këto aspekte të punës ku FMN-ja po punon me qeverinë. Si një shembull pozitiv të këtyre përpjekjeve, Drejtuesi i Misionit sjell rastin e borxheve të prapambetura ku së bashkë me qeverinë u ngrit një sistem transparent me anë të të cilit procesi po zhvillohet me shqetësime minimale. Ai është transparent dhe nën mbikqyrjen publike. Ky lloj të vepruari është zgjidhja më e rëndësishme për problemin e korrupsionit – përfundon Ilahi.’’, shkruan Rama për nivelin e korrupsionit në Shqipëri dhe për mënyrën se si e sheh FMN-ja këtë gjë.

‘’Pas miratimit të këstit të dytë dhe të tretë të programit të ndihmës për Shqipërinë prej 53 milion eurosh, Nadeem Ilahi sqaron për Zërin e Amerikës se ky fond shkon në pjesën më të madhe për financimin e buxhetit dhe është në dorën e qeverisë të vendosë se ku do t’i përdorë. Në përgjigje të pyetjes për vlerësimin e ecurisë ekonomike të vendit gjatë 2015-ës, Drejtuesi i Misionit shprehet se Shqipëria pas një viti reformash të qeverisë po tregon shenja të qarta se ekonomia po mëkëmbet. . Ai shton se rritja me rreth 3 përqind për këtë vit, është e realizueshme, se reformat strukturore kanë ecur mirë, si në fushën e taksave, të sektorit financiar ashtu edhe në fushën e menaxhimit të financave publike.’’, shkruan Rama.

Rama sjell në vëmendje edhe komentin e Nadeem Ilahit për prodhimin e naftës në Shqipëri.

“I pyetur për ndikimin që ka tek rritja ekonomike rritja relativisht e ulët për vitin 2014 e Eksporteve ku bie në sy ulja e prodhimit të naftës për shkak të rënies së çmimeve në tregun global, Ilahi thotë se çështja e eksportit është e dyanëshme, duke patur nga një anë shëmbullin e naftës, prodhimi dhe eskporti i së cilës ka rënë, por nga ana tjetër, eksportet e tjera, si ato të tekstileve që janë rritur. Ka shumë gjëra që duhen bërë për të përmirësuar mjedisin e biznesit e rritur investimet në këto aktivitete, si çështja e së drejtës së pronës që paraqet pengesa për investime afatgjata. Raporti i fundit “Të bësh biznes” tregoi se ka përmirësim…; investitorët mund të shohin se ka stabilitet makro-ekonomik, rritja ekonomike po shtohet, dhe megjithëse Evropa është e dobët ekonomikisht ka vende të tjera ku mund të eksportohet.’’, shkruan Rama.

Sipas Ramës, për t’u vlerësuar është edhe mendimi I Ilahit për pagesat e faturave të energjisë elektrike.

 ‘’Për reformën e energjisë elektrike, Ilahi mendon se kemi një element më të madh barazie, pasi tani çdo njeri që konsumon duhet të paguajë që sistemi të funksionojë, ndërsa më parë sistemi nuk funksiononte. Natyrisht që kjo është një barrë, por me rritjen e ekonomisë dhe të punësimit, njerëzit do të kenë një farë lehtësimi nga të ardhurat për të paguar.’’, argumenton Rama.

‘’Lidhur me informalitetin, Ilahi mendon se futja e sistemit të pagimit të taksave online e përmirëson mjedisin për taksapaguesit, e ul barrën për ta dhe pakëson mundësinë për korrupsion.Përsa i përket nivelit të investimeve në 2014 , Drejtuesi i Misionit të FMN sqaron se shifrat tregojnë që investimet nuk janë aq të ulëta sa u mendua, pasi në fund të vitit gjërat u shpejtuan. I pyetur për nivelin e kreditit në Shqipëri, Ilahi thotë se FMN sheh shenja të rritjes së besimit e rritje të kërkesës për kredi si dhe pret të ketë trysni nga sektori privat për të kërkuar më shumë kredi. ‘’, komenton Rama

Për Ramën, Ilahi e sheh Bankën e Shqipërisë si ‘’një institucion shumë profesional dhe kompetent, që e realizon kontrollin e inflacionit me shumë sukses, gjë që nuk është e lehtë, kur në Europë ka vende më të zhvilluara që e kanë të vështirë kontrollin e inflacionit. Në historinë e Shqipërisë ka disa suksese dhe Banka e Shqipërisë është një prej tyre.’’

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD: Kokëdhima përfitoi fonde publike, edhe duke qenë deputet. Kokëdhima: Kontratat përpara se të bëhesha deputet
Berisha: Policia i refuzoi mbrojtjen Enver Bashës »
Article Logic
Execution time: 0.022886037826538
array(1) { ["section"]=> string(90) "rama-komenton-intervisten-e-nadeen-ilahit-fmn-ja-ze-i-pavarur-per-ecurine-e-ekonomise-4391" }