Rama krahason qeverinë e tij me atë paraardhëse: Jemi si nata me dritën, si errësira me dritën

Publikuar tek: politike, më 11:12 23-04-2015 Rama krahason qeverinë e tij me atë paraardhëse: Jemi si nata me dritën, si errësira me dritën

Kryeministri Rama ka bërë përgjegjëse qeverisë paraardhëse se ka krijuar një model tregu të bllokuar e jofunksional. Sipas Ramës kjo është gjendja e trashëguar e ndërsa diferenca e asaj çfarë po bën kjo qeveri sot është “nata me ditën e errësira me dritën”.

“Është spektakolare të dëgjosh përgjegjësit e kësaj që kanë patur në dorë të bëjnë gjërat që duan sot e që jo vetëm s'i kanë bërë po i kanë lënë gjërat në rrokopujë. KESH-in e lanë me 540 milionë borxhe nga vendimarrjet qorre, OST-në e lanë me 20 milionë dollarë borxhe. Linja e Interkonjeksionit me Kosovën, të gjithë e dinë e kanë lënë të bllokuar për motive tërësisht të errëta.

Me një model tregu të bllokuar, jofunksional. Kjo është gjëndja e trashëguar, e ndërsa ajo çfarë po bëjmë ne sot është diferenca nata me ditën, errësira me dritën”, tha kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit.

“Ne sollëm reformën tarifore, të shumpriturën reformë tarifore të sektorit energjitik që rregulloi shtrembërimin e tregut dhe solli unifikimimin e çmimit më të ulët se çmimi i djeshëm, çka ka siguruar një gur themeltar”, citoi kryeministri duke përmendur edhe një sërë shifrash  .

“Ne jemi të bindur se do e kthejmë sektorin energjitik në vend nga sektori i gropës në një sektor të vetëmjaftueshëm por edhe në një sektor fitimprurës për ekonominë tonë”, përmbylli kështu me një zotim fjalën e tij Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Djali i Azem Hajdarit në shesh, përqafohet me Klodiana Shalën
Replika e Veliajt për dasmën: Unë martohem si shqiptar, nuk martohem me kushërinj »
Article Logic
Execution time: 0.020200967788696
array(1) { ["section"]=> string(97) "rama-krahason-qeverine-e-tij-me-ate-paraardhese-jemi-si-nata-me-driten-si-erresira-me-driten-9502" }