Rama krijon ‘Bordin e Investimeve’ ia lë në administrim Arben Ahmetajt

Publikuar tek: ekonomi, më 21:47 14-01-2016 Rama krijon ‘Bordin e Investimeve’ ia lë në administrim Arben Ahmetajt

Kryeministri Edi Rama ka firmosur më datë 31 dhjetor të 2015 krijimin e ‘Bordit të Investimeve’. Ky bord sipas dokumentave të publikuara nga Newsbomb.al është krijuar “me cilësinë e Komitetit Ndërministror, si këshillues e vendimmarrës, për ndjekjen dhe nxitjen e realizimit të investimeve publike.”

Ky bord do të kryejë disa veprimtari si vlerësimi për të gjitha lëvizjet në investime, përgatitjen e një harte mbi koncensionet ekzistuese dhe të reja, shqyrtimin dhe vlerësimin periodic të raporteve për këto koncensione, miratimin e të gjitha projekteve dypalëshe mes ministrive dhe donatorëve etj.

Bordi do të kryesohet nga vetë kryeministri, ndërsa pjesë e tij do të jetë të gjithë ministrat e kabinetit, si dhe do të ftohen përfaqësues apo titullarë të institucioneve të tjera, raporton Newsbomb.al.

Puna në ‘Bordin e Investimeve’ do të koordinohet nga Ministria e Zhvillimit Urban, e cila drejtohet nga ministri Arben Ahmetaj dhe do të mblidhet dy herë në muaj, me kërkesë të kryetarit.

Bordi i Investimeve kryen këto veprimtari:

a) Shqyrtimin e vlerësimin për të gjitha lëvizjet në investime, mbështetur edhe në argumentet e ministrave për ndryshimet që kërkohen të bëhen, për të cilat vendos për kryerjen apo jo të tyre;

b) Miratimin për kryerjen e të gjitha rialokimeve nga ministritë. Rialokimet e fondeve të investimeve të bëhen vetëm një herë në vit,  çdo muaj qershor.

c) Përgatitjen e një harte mbi koncesionet ekzistuese dhe të reja si dhe partneritetin publik privat (PPP);

ç) Percaktimin e masave konkrete për të shmangur fragmentimin e hartës së projektimit të programeve të ndryshme si dhe për të siguruar financimin racional e të efektshem mes politikave, ministrive, Fondit për Zhvillimin e Rajoneve dhe bashkive;

d) Shqyrtimin dhe vlerësimin periodik të raporteve mbi koncesionet dhe partneritetin publik privat (PPP) të anëtarëve të bordit;

dh) Hartimin e standardeve unifikuese për lehtësimin e procesit të prokurimit publik;

e) Miratimin e të gjitha projekteve dypalëshe mes ministrive dhe donatorëve të cilat duhen prezantuar në bord;

ë) Përgatitjen dhe sigurimin e një qasjeje integrale të investimeve si dokument final për t'iu paraqitur donatorëve me qëllim realizimin dhe mbështetjen e projekteve të Fondit për Zhvillimin e Rajoneve.

5. Bordi i Investimeve do të sherbejë si forumi për të diskutuar dhe zgjidhur çështjet e bashkërendimit institucional.

6. Ministrat raportojnë për marrëdhëniet me donatorët si dhe për projektet të cilat nuk performojnë. Ato propozojnë në bord zgjidhje për eliminimin e tyre dhe krijimin e hapësirave për projekte të reja.

7. Ministrat raportojnë në bord për realizimin e projekteve në çdo sektor sipas angazhimeve të programit qeverisës.

8. Në funksion të përmbushjes së detyrave të bordit, ministritë duhet të krijojnë bazën integrale të të dhënave/shifrave për çdo ministri, për të cilën duhet të mbajnë pëërgjegjësi për saktësinë e të dhënave/shifrave. Ky proces do të koordinohet nga Ministria e Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

9. Komiteti të mblidhet si rregull dy herë në muaj, me kërkesë të kryetarit.

10. Komiteti të asistohet në mbledhjet e tij nga sekretariati teknik, i cili ka në përbërje dy përfaqësues nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe një përfaqësues nga kabineti i Kryeministrit. Sekretari të organizojë mbiedhjet dhe të përgatitë propozimet për shqyrtim e miratim dhe dokumentacionin e mbledhjes së komitetit, të komunikojë me institucionet e t’i përcjellë porositë e tij, si dhe të kryejë çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga komiteti, në përmbushje të përgjegjësive të veta.

/Newsbomb.al

12571003_10154433027113765_728753352_n.jpg

12528362_10154433027318765_1105461077_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034192085266113
array(1) { ["section"]=> string(74) "rama-krijon-bordin-e-investimeve-ia-le-ne-administrim-arben-ahmetajt-30017" }