Rama kritika BE-së: Jemi mbrapa sepse nuk kemi Rusinë

Publikuar tek: politike, më 16:36 22-02-2016 Rama kritika BE-së: Jemi mbrapa sepse nuk kemi Rusinë

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer kritikave ndaj Bashkimit Europian sa i përket raporteve me Shqipërinë.

Rama ka zgjedhur të japë shembullin e Serbisë dhe mënyrës se si ky shtet duke përdorur si presion marrdhëniet me Rusinë, ka arritur të avancojë drejt rrugës së anëtarësimit.

“BE është më e kujdesshme ndaj tyre sesa ndaj nesh, sepse ne nuk kemi Rusinë. Kështu, ata ende nuk liberalizojnë vizat për qytetarët e Kosovës, neve na thonë ju jeni duke ecur shumë mirë, por keni ende për të bërë. Ndërsa ai fluturon në Rusi dhe merr hapjen e negociatave”, transmetojnë mediat deklaratën e Ramës.

Rama ndodhet në Londër ku po merr pjesë në samitin e organizuar nga BERZH.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Edi Rama ktheu në detyrë vrasësin Prenga, e ka shndërruar Parlamentin në organizatë kriminale
Shalsi reagon për protestën: Arkitektët e tatëpjetës së PD nuk kanë rrugë tjetër veç vandalizmit »
Article Logic
Execution time: 0.030709981918335
array(1) { ["section"]=> string(58) "rama-kritika-be-se-jemi-mbrapa-sepse-nuk-kemi-rusine-33245" }