Rama kritikohet në Shkodër nga mediat, makinat i parkon në pedonale

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:29 01-04-2015 Rama kritikohet në Shkodër nga mediat, makinat i parkon në pedonale Parkimi i eskortes se kryeministrit ne pedonale ne Shkoder

Mediat lokale në Shkodër kanë nxjerrë në pah një tjetër aspekt të shkeljes së ligjit nga ana e stafit që shoqëron kryeministrin. 

Makinat e kreut të qeverisë kanë bllokuar pedonalen e Shkodrës, “Kolë Idromeno”, aty, ku askush nuk vendos asnjë makinë, dhe qytetarët ecin lirshëm. Tabelat orientuese në rrugë tregojnë fare mirë se qarkullimi aty lejohet vetëm për këmbësorë, por në rastin e vizitës së kryeministrit, kjo nuk ndodh. Të gjitha makinat, jo vetëm të Ramës, por të të gjithë zyrtarëve të tjerë, janë të parkuara në pedonale.

Madje, qytetarët e Shkodrës kanë shprehur ankesat e tyre edhe për faktin se Garda e Republikës nuk i ka lejuar ata të kalojnë në pedonale, duke i detyruar që të ndryshojnë rrugën. “Mos bëj çfarë bëj unë, por bëj atë që them unë” kanë shkruar në rrjetet sociale qytetarët shkodranë, duke e shoqëruar edhe me foto. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.20887207984924
array(1) { ["section"]=> string(71) "rama-kritikohet-ne-shkoder-nga-mediat-makinat-i-parkon-ne-pedonale-7564" }