Rama ‘kritikon’ Braçen për gjuetinë: Sport i pakuptimtë!

Publikuar tek: politike, më 11:22 13-03-2015 Rama ‘kritikon’ Braçen për gjuetinë: Sport i pakuptimtë! Edi Rama dhe Erjon Braçe

Është zhvilluar mes batutash të Edi Ramës përkujtimi i 1 vjetorit të moratoriumit të gjuetisë sot në Divjakë. Sërish ironik me Erjon Braçen, pas ndarjes së lejeve të legalizimeve në Lushnje, Rama ka sjellë vëmendjen tek respekti që Braçe ka për gjuetarët por që kryeministrit i duket një sport i pakuptimtë.

Megjithë ironinë e ‘’këshillimin’’, Rama ka kërkuar në fund një duartrokitje për punën, sërish me batutë për ‘’shokun Erjon’’.

Me gjithë respektin për Gjahtarët,që Erjoni e ka por mua më duket një sport përtej mundësive për ta kuptuar. Nuk duhet të na I marrin për keq nëse jemi në krahun e zogjve dhe jo në krahun e tyre.”, ka thënë Rama.

I pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, me të cilin e nisi fjalën Rama, homolog të të cilit gjeti në Divjakë, prapë Erjon Braçen.

 “Më vjen mirë që ambasadori kishte këtë qëllim që ta shkëpuste vëmendjen nga tensioni artificial politik dhe ta sillte tek natyra. E nisa me ambasadorin amerikan në Shqipëri do ta mbyll me ambasadorin e Tiranës në Divjakë, Erjon Braçen, I cili ka patur një kontribut të veçantë. Do t’u lutesha shumë që këto duartrokitje të ishin për shokun Erjon”, e përfundoi fjalën Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Paloka: Toni u soll nga Gjermania nga një deputet i LSI
“Mjaft”: Nga 85 premtime 60 nuk u realizuan nga Basha »
Article Logic
Execution time: 0.024614095687866
array(1) { ["section"]=> string(57) "rama-kritikon-bracen-per-gjuetine-sport-i-pakuptimte-5765" }