Rama-kryetarëve të Bashkive: Dorëhiquni! Flamur Bime refuzon, kallëzohet në Prokurori

Publikuar tek: politike, më 08:47 25-02-2015 Rama-kryetarëve të Bashkive: Dorëhiquni! Flamur Bime refuzon, kallëzohet në Prokurori Flamur Bime, Fadil Nasufi dhe Baftjar Zeqo

Dorëhiquni! Kjo është kërkesa e Ramës, por njëkohësisht sipas tij edhe detyra e fundit e kryetarëve të Bashkive të Beratit, Fierit dhe Gjirokastrës. Rama u kërkon dorëheqjen Flamur Bimes, Fadil Nasufit dhe Baftjar Zeqos. Por kërkesa ndaj Bimes nuk ka kaluar në qetësi, sepse ‘’rebeli’’ i parë që ka refuzuar, është kallëzuar një ditë më pas në Prokurori.  Bime ka hedhur poshtë akuzën, sepse gjithçka sipas tij është konform ligjit. ‘’Sulm Politik’’, kjo është domethënia e komenteve të Bimes, në lidhje me akuzat e IKMT-së për dhënien e lejes për 5 kate shtesë në një pallat në Gjirokastër.

Sipas gazetës ‘’Panorama’’, deri më tani mësohet vetëm refuzimi që i ka bërë kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Bime, i cili edhe ka kërcënuar se do të dalë si i pavarur. Por një ditë më pas, IKMT-ja ka kallëzuar Bimen në Prokurori për lejën e ndërtimit të një pallati që në vitin 2009. Shkelja sipas IKMT-së, është shtimi I 5 kateve si dhe  nuk ka patur ndonjë plan rregullues a studim urbanistik për zonën.

Pas procesit penal kundër Shpëtim Gjikës dhe dorëheqjes së Artan Shkëmbit, duket  se kryeministri Rama kërkon ‘’të pastrojë’’ bashkitë për të patur dorë të lirë në vendosjen e kandidatëve të rinj.

Nasufi i Beratit nuk ka shfaqur refuzim, pasi ka mbështetur dorëheqjen e Shkëmbit të Pogradecit duke thënë: ''Mua më intereson emri dhe respekti që lë pas dhe jo mandati apo karrigia e radhës''.

Katër kryebashkiakët aktualë Gjika, Nasufi, Bime dhe Zeqo drejtojnë Vlorën, Beratin, Gjirokastrën dhe Fierin që prej vitit 2003, duke shënuar mandatin e tretë. Po kështu edhe Shkëmbi që dha dorëheqjen dy ditë më parë drejtonte Pogradecin që prej vitit 2003.

Shpëtim Gjika nga shtrati i spitalit, pas arrestimit për shpërdorim detyre, e la të hapur mundësinë për rikandidim, por nuk pohoi nëse do të kandidonte nën siglën e PS-së apo si i pavarur.

Ndërkohë Rama është duke biseduar me Metën për të ndarë kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e 21 Qershorit, ku 25-30% e bashkive do të kenë kandidatë të LSI-së.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tom Doshi-ministrave: Vidhni dhe s’hapni telefonin, Briseida Shehaj seksere
PD, Bumçi: Eskpertizë ndërkombëtare për çështjen “Doshi” »
Article Logic
Execution time: 0.023077964782715
array(1) { ["section"]=> string(87) "rama-kryetareve-te-bashkive-dorehiquni-flamur-bime-refuzon-kallezohet-ne-prokurori-4367" }