Rama kujton skautistët e rinj shqiptarë, krijuar nga ushtaraku britanik Aubrey Herbert

Publikuar tek: politike, më 22:51 26-07-2017 Rama kujton skautistët e rinj shqiptarë, krijuar nga ushtaraku britanik Aubrey Herbert

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar sot në rubrikën e tij në Facebook “Amarcord” skautistët e rinj shqiptarë të krijuar me shtysën e filantropit të madh shqiptardashës, ushtarakut britanik Aubrey Herbert.

“AMARCORD

Kjo foto e qershorit 1923 shkrepur në konviktin Malet Tona në Shkodër, dëshmon se një vit pasi ishin krijuar me shtysën e filantropit të madh shqiptardashës, ushtarakut britanik Aubrey Herbert, prej familjes së Lordeve Carnarvon, boys scout, skautistët e rinj shqiptarë ishin në lulëzim të plotë.

“Semper parati” – “Gjithmonë të përgatitur” ka qënë kahera moto e skautizmit në mbarë botën, si një etapë iniciatike dhe salduese në solidaritet e të rinjve që herët a vonë do të përballen në jetë me vështirësitë fizike dhe shpirtërore të kohës në të cilën jetojnë”

Më shumë në këtë kategori: « “S’e njoh fare”, Kraja i përgjigjet Luan Ramës: Mandatin e ke falë meje, u befasova kur kolegët e LSI më thanë të ikim (E PLOTË)
Dëshmia “bombë” e qytetarit: Beqaj më mori 150 mijë euro, me tha “kam mik Shullazin” »
Article Logic
Execution time: 0.0034120082855225
array(1) { ["section"]=> string(91) "rama-kujton-skautistet-e-rinj-shqiptare-krijuar-nga-ushtaraku-britanik-aubrey-herbert-87463" }